Gjykata e Lartë zgjati më tej vonesat në gjyqin penal në Uashington ndaj ish-presidentit Donald Trump, në lidhje me akuzat për përpjekjet për të përmbysur humbjen në zgjedhjet e vitit 2020, duke i dhënë pothuajse fund mundësisë që të zhvillohej një proces gjyqësor përpara zgjedhjeve të nëntorit.
Në një vendim historik, 6 me 3, anëtarët e Gjykatës së Lartë u shprehën për herë të parë se ish-presidentët kanë imunitet absolut nga hetimet për veprimet e tyre zyrtare, si dhe asnjë lloj imuniteti për veprimet jozyrtare. Por, anëtarët e Gjykatës së Lartë ia lanë gjykatës së nivelit më të ulët mënyrën se si do ta zbatonin këtë vendim në rastin e ish-presidentit Trump.
Vendimi i sotëm nënkupton vonesa të mëtejshme përpara se ish-presidenti Trump të përballet me një proces gjyqësor për padinë e ngritur nga prokurori i posaçëm Jack Smith.
Vendimi i Gjykatës së Lartë është i dyti që ka të bëjë me ish-presidentin Trump.
Më herët, Gjykata e Lartë vendosi në lidhje me përpjekjet për ta hequr ish-presidentin nga kandidimi në shtete të caktuara për shkak të veprimeve të tij pas zgjedhjeve të vitit 2020.
Të dyja këto vendime nxjerrin në pah ndikimin e drejtpërdrejtë që Gjykata e Lartë ka në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.
Ky është vendimi i fundit i Gjykatës së Lartë për këtë sesion pune dhe u mor gati dy muaj pasi gjykata dëgjoi argumentet e palëve, një ritëm më i ngadaltë nga ç’është vepruar në të kaluarën për çështje madhore që kanë patur të bëjnë me presidencën, si p.sh. çështjen e skandalit të Uotergeitit.
Ish-presidenti Trump ka mohuar të ketë bërë ndonjë shkelje dhe ka thënë se ky proces hetimor, ashtu si edhe tre procese të tjera hetimore ndaj tij, janë të motivuara politikisht dhe se janë përpjekje për të ndalur rikthimin e tij në Shtëpinë e Bardhë. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump zyrtarizon këshilltarin për sigurinë kombëtare
Kroacia po blen armën më të fuqishme në historinë e saj
Ishte destinuar për sulm në Ukrainë, ushtarët e Kremlinit ia huqin – me dronin iranian godasin një ndërtesë civile në Rusi
Kandidati për kancelar të Gjermanisë premton një ultimatum 24-orësh për Putinin, rreth luftës në Ukrainë
Turbulenca gjatë fluturimit të aeroplanit të Lufthansa që po udhëtonte drejt Frankfurtit, lëndohen 11 persona
Edhe një javë pas zgjedhjeve, po vazhdon numërimi i votave - gara nuk ka përfunduar për Dhomën e Përfaqësuesve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Ministri izraelit urdhëron përgatitjet për aneksimin e Bregut Perëndimor - vjen reagimi i parë
Kompanitë gjermane testuan javën 4-ditore të punës - zbulohen detaje të "rezultateve befasuese, por ndoshta jo bindëse"
Zbardhen detaje për therjen me thikë të katër personave në Ferizaj, ministri Vitia e doktori Syla flasin nga Emergjenca
Partnerja e befason Mevlanin në spektakël - i kumtohet lajmi që po bëhet baba për herë të parë
Besforti pas daljes nga Big Brother: Mundem edhe me qit në gjyq Vëllanë e Madh, vendimi ka qenë i padrejtë
Humb jetën pasagjeri në aeroplanin e nisur nga Tirana, bëhet ulje emergjente në Londër - detajet e para