LAJMI I FUNDIT:

Gjykata e Lartë amerikane refuzon të përshpejtojë çështjen e imunitetit të Trump nga ndjekjet penale

Gjykata e Lartë amerikane refuzon të përshpejtojë çështjen e imunitetit të Trump nga ndjekjet penale

Gjykata e Lartë e SHBA-së ka refuzuar, për momentin, të vendosë nëse ish-presidenti Donald Trump ka imunitet nga ndjekja penale ndaj akuzave për të përmbysur zgjedhjet e 2020-ës.

Përpjekjet e Trumpit për ta vonuar gjyqin e tij po rezultojnë të suksesshme, pasi çështja tani duhet të funksionojë përmes procesit të apelimit, raporton BBC, përcjell Telegrafi.

Prokurori i posaçëm Jack Smith i kishte kërkuar gjykatës që ta merrte çështjen në mënyrë të përshpejtuar.


Trump u padit me akuza për përmbysje zgjedhjesh në fillim të këtij viti.

Gjykata nuk e shpjegoi vendimin e saj, në vend të kësaj lëshoi një urdhër të panënshkruar duke thënë se peticioni i Smith “refuzohet”.

Vendimi është një pengesë për prokurorin Smith, i cili i kishte kërkuar Gjykatës së Lartë të ndërhynte herët nga frika se procesi i apelit mund të vononte fillimin e gjyqit të Trumpit, i cili ishte planifikuar të fillonte më 4 mars në Uashington, DC.

Zyra e tij nuk pranoi të komentonte vendimin.

Smith po heton përpjekjet e supozuara të Trumpit për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve që çuan në trazirat e Kapitolit të 6 janarit.

Avokatët e Trump kishin argumentuar se kërkesa për të përshpejtuar gjyqin ishte e motivuar politikisht, duke pretenduar në dosjet gjyqësore se ishte pjesë e një përpjekjeje për të “siguruar që Presidenti Trump do të përballet me një gjyq penal prej muajsh në kulmin e fushatës së tij presidenciale”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Azia
Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Evropa
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Kroacia
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Evropa
Kalo në kategori