Fabian Gjuka është trajner i Besës. Trajneri pejan ka pranuar ofertën dhe të hënën ia ka filluar punën. Gjuka thotë se synimi është të mbesin në elitë dhe të mundohen të arrijnë më lartë për Kupë. Ndërkohë, kryetari i klubit, Arbër Elshani, shprehet se Gjuka do t’iu ndihmojë shumë lojtarëve vendorë, derisa organizatori hungarez Bojan Sormaz, nuk e ka vendin e sigurt.
Trajneri Fabian Gjuka do të drejtojë Besën deri në fund të këtij sezoni. Lajmi është konfirmuar nga të dy palët. Ky ndryshim vjen pas largimit të kroatit Boris Kurtoviq i cili kishte shumë oferta dhe skuadra pejane e liroi atë. Por, Besa nuk ka qëndruar duarkryq dhe menjëherë ka gjetur zëvendësimin e tij. Gjuka do të punojë me lojtarët e rinj që është edhe një nga objektivat e klubit.
Fabian Gjuka thotë se Besa ka një ekip të ri dhe me perspektivë. “Besa ka pasur nevojë për mua dhe normalisht se në këto raste nuk duhet shumë kohë për të menduar. Besa ka ekip të ri dhe me perspektivë dhe mund të arrijë shumë. Po e marr skuadrën në një moment jo shumë të përshtatshëm, por nuk i frikësohem këtyre gjërave”, ka thënë Gjuka për ‘Sport Plus’. Ai flet edhe për synimet. “Synimi i parë është mbetja në Ligë, kurse nëse mundemi do të mundohemi të hymë edhe në ‘Final Four’ të Kupës. Për ndryshime tjera do të bisedojmë me krerët e klubit”, u shpreh trajneri pejan.
Gjuka do t’iu ndihmojë të rinjve
Ndërkohë, kryetari i klubit, Arbër Elshani, është i kënaqur me trajnerin e ri. “Gjuka do t’iu ndihmojë shumë basketbollistëve vendorë. Ky është njëri nga prioritet e klubit dhe njëra nga arsyet se pse kemi angazhuar trajnerin e njohur Fabian Gjuka. Ne besojmë në punën e tij dhe mendoj se bashkërisht mund t’ia arrijmë qëllimit”, deklaroi Elshani, duke shtuar: “Siç po shkojnë gjërat Bojan Sormaz mund të largohet nga skuadra, kurse mund të marrim një qendër, pasi për organizator nuk kemi nevojë. Gjithsesi për ndryshime do të vendosim shumë shpejt”, përfundoi Arbër Elshani.
Besa renditet në vendin e gjashtë me 22 pikë, gjashtë fitore dhe dhjetë humbje.
Largohet nga Penza
Fabian Gjuka pasi mori drejtimin e Besës është larguar nga klubi i femrave, ku sezonin e kaluar fitoi Kupën, derisa më parë kishte edhe disa tituj të kampionit. “Unë i kam njoftuar se kam ndërruar skuadër”, u shpreh Gjuka. /SportPlus/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/guardiola-780x439.jpeg)
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City
![Kërcënuan se do të publikonin foto të Schumacherit të sëmurë rëndë - tani tre persona duhet të shkojnë në burg](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/schumacher-780x439.jpg)
Kërcënuan se do të publikonin foto të Schumacherit të sëmurë rëndë - tani tre persona duhet të shkojnë në burg
![UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/03/chl-780x439.png)
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027
![Trepça ndezi motorët në fund ndaj Bashkimit për të fituar Kupën e Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-205508-780x439.png)
Trepça ndezi motorët në fund ndaj Bashkimit për të fituar Kupën e Kosovës
![Deco zbulon pse Barcelona e rinovoi kontratën e Araujos](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/deco-araujo-780x439.png)
Deco zbulon pse Barcelona e rinovoi kontratën e Araujos
![Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kounde-780x439.png)
Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re