LAJMI I FUNDIT:

Gjuajtja me armë në Podujevë, policia tregon se çfarë gjeti në veturat e të dyshuarve

Gjuajtja me armë në Podujevë, policia tregon se çfarë gjeti në veturat e të dyshuarve
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me gjuajtjen me armë që ndodhi mbrëmë në Podujevë.

Sipas raportit të policisë, thuhet se njësitet policore pas pranimit të informatës për gjuajtje me armë zjarri ka lokalizuar si të dyshuara në rast dhe ka ndaluar dy vetura me targa vendore në të cilat gjendeshin pesë persona meshkuj kosovarë.

Gjuajtje me armë zjarri në Podujevë, arrestohen pesë persona
Lexo po ashtu Gjuajtje me armë zjarri në Podujevë, arrestohen pesë persona

“Gjatë kontrollimit brenda në vetura janë gjetur një pushkë automatike AK-47 , 9 fishekë të kalibrit 7.62 mm, një karikator, një pistoletë, 5 fishekë me një karikator dhe një shkop bejsbolli.
Njësiti i hetimeve kanë dalë në vendin ku dyshohet që janë shkrepur armët, aty janë gjetur dhe konfiskuar 10 gëzhoja të kalibrit 7.62 mm”, thuhet në raport.


Policia njofton se pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuar dërgohen në mbajtje i dyshuari i tretë është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy persona të tjerë janë intervistuar në cilësi të dëshmitarëve dhe më pas janë liruar. Rasti nën hetime./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

​Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

Drejtësi
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori