“Më mirë të më mbysje ditën që linda”. Në kohën e ish-Jugosllavisë, një mësues gjatë periudhës sa ishte duke u dhënë mësim nxënësve të tij, ka shpjeguar për Shqipërinë, e me të dëgjuar policia serbe një gjë të tillë, hynë me dhunë në klasë duke thyer derën e në ato momente përjetohet një “tollovi” te nxënësit dhe askush nuk guxon t'i dalë ballë. Ndërkohë, shërbyesi i shkollës heq uniformën dhe e shan shtetin.
Më pas edhe atë e merr policia dhe e dërgon në burg.Maltretimet e të burgosurve janë deri në pikën e fundit. Pas tre ditësh e tre netësh të mbajtur peng në burgun e Goli Otokut, vijnë pasojat e “tredhjes”. Ndodhia bëhet edhe më interesante kur mes dy personazheve lidhet besa për të mos treguar në rrethin e tyre se çfarë u ka ndodhur. Patriotizmi dhe mirësia e shërbyesit ndaj mësuesit shkon deri në dhënien e besës, duke i thënë se “kur të më lindë një vajzë, për të qenë miq të përjetshëm, do ta jap për vëllain tënd”.
Lind vajza dhe “borxhi” kthehet. Syla “noksan”, (Blerim Gjoci) është dhëndri fatlum nga fshati, i cili merr për grua vajzën e Prishtinës, Fatlindën (Teuta Krasniqi). Nusja e rritur në qytet nuk mund të përballojë jetën në fshat, për të cilën bën ankesa të vazhdueshme te babai i saj, ndërsa ai (Bislim Muçaj), i thotë vajzës së tij që nuk mund të shkelë besën e dhënë. Ngjarja është xhiruar në fshatin Kukaj, për pesë ditë nga “The Group/Prishtina Film”, për të “nxjerrë” në dritë filmin e metrazhit të shkurtër “Të lindur pa fat” me regji të Blerim Gjocit, duke trajtuar fenomenin shqiptar të besës, premiera e të cilit u dha të premten mbrëma në hapësirat e Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve në Prishtinë.
“Jemi munduar të krijojmë tri personazhe ku në to të paraqesim besën tonë që dikur e kemi pasur, e që tani nuk ka kuptim më. Për personazhet e mia, ajo ka kuptim megjithatë”, ka thënë regjisori Blerim Gjoci. Për gazetën ai tregon se këtë film prej 32 minutave e realizoi për të marrë pjesë në festivalet e ndryshme botërore. “Pres që menjëherë sa të fillojnë konkurset për filma të metrazhit të shkurtër të marr pjesë me filmin e fundit, për të cilin kam pretendime mjaft të mëdha”, ka thënë Gjoci. I gjithë realizimi i filmit “Të lindur pa fat”, ka të bëjë me besën e kombit shqiptar, që për Gjocin është një qëllim dhe kauzë e “frikshme”, ngase sipas tij, në shtetet ku do të prezantohet filmi është e “rrezikshme” të kuptohet lehtë “besa-besë”.
“Janë disa festivale që i kam radhitur dhe që i kam njoftuar për filmin tim, e që jam duke pritur t’i dërgoj”, ka thënë Gjoci. Filmi 23-minutësh do të shkurtohet për 14 minuta në momentin e aplikimit dhe shfaqjes në festivalet ndërkombëtare, kjo sepse sipas Gjocit, të huajt preferojnë filmat e shkurtër me kuptime të mëdha.
“Dua ta shkurtoj edhe pak, edhe pse më ka ‘prishur’ punë kjo gjë, sepse më është dashur disa pjesë shumë interesante t’i largoj. Por edhe me ato që do të largohen filmi nuk do të mbetet i zbrazët, ai ka material të bollshëm”, shton Gjoci. Ai thotë se nuk ka kërkuar donacione edhe pse sipas tij, dy herë më herët kërkesat e tij nuk janë realizuar e kjo ka bërë që ai të mos bëhet “dorështrirë” te ta. “Asnjë film i realizuar nga ana ime nuk është financuar asnjëherë nga institucionet vendore”, shtoi Gjoci. Në profilin e tij të rrjetit social Twitter, atij i ka uruar për filmin Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Jacobson.
“Urime Gjocit për premierën e filmit. Shihemi në Oskar”, ka qenë komenti i ambasadores. Fotografia për “Të lindur pa fat”, është mundësuar nga francezi Boubkar Benzabat e ndihmësregjisor është Adhurim Kida. /Telegrafi/Zëri/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës