LAJMI I FUNDIT:

Gjobitet qytetari për tejkalim në vijë të plotë

Gjobitet qytetari për tejkalim në vijë të plotë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka arritur të identifikojë personin, i cili me automjetin e udhëtarëve, shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim në vijë të plotë , në rrugën magjistrale Ferizaj-Shtime, në fshatin Lloshkobare të Ferizajt .

“Kjo informatë, me foto është dërguar nga një qytetarë në adresën tonë të policisë rajonale të Ferizajt.
Policia, e ftoi qytetarin E.R (M/K) 21 vjeçar, në Njësinë Rajonale të Komunikacionit të Ferizajt dhe ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor”, thuhet në njoftim.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast, që të njoftojnë policinë, pa hezitim, për kundërvajtjet e ndryshme, që mund të shkaktohen në komunikacionin rrugor. /Telegrafi/