LAJMI I FUNDIT:

GJND-ja vërtetoi tapinë mbi Kosovën

Mendimi pozitiv i GJND-së për legalitetin e pavarësisë së Kosovës ka ndryshuar zhvillimet politike për 360 shkallë, si në rajonin e Ballkanit, por edhe në arenën ndërkombëtare. Ky opinion këshillues i një organi të drejtësisë më të lartë ndërkombëtare ishte një grusht i rëndë ndaj përpjekjeve të politikës serbe, të cilët vetë e kishin iniciuar, por që vetë kishin rënë këtë greminë. Vendimi i GJND-së se Kosova kishte të drejtë në pavarësinë e saj, përfundimisht duhet të ndikojë që politika e shtetit serb të ndryshojë shumë, të përjetojë një katarsis politik e shpirtëror dhe që njëherë e përgjithmonë të futet në binarët e arsyes, duke lënë skemat e vjetra hegjemone për nënshtrim dhe okupim ndaj territoreve të huaja.

Ky vendim i GJND-së mund të llogaritet si tapi e vërtetuar për Kosovës, e cila ka krijuar kushte shumë të favorshme për shtetin e ri të Kosovës, që të punojë në formë të urtë, demokratike dhe shumë të qetë, në mënyrë që të vazhdojë funksionimin e saj dhe shtrirjen e autoritetit shtetëror në çdo cep të këtij vendi. Po ashtu, kjo tapi e vulosur me gjyq ka mundësuar që të forcohet pozicioni i Kosovës në arenën ndërkombëtare, sidomos për njohjet e reja dhe inkuadrimin e saj në OKB dhe mekanizma tjerë ndërkombëtar.
Tapia e GJND-së për Kosovës ka mundësuar që të ketë një pozicion të barabartë karshi Serbisë, si dy shtete që në të ardhmen do të bisedojnë për zgjidhjen e problemeve kontestuese.
Pas këtij mendimi, pozicioni i shtetit të Kosovës është i fortë dhe më i qëndrueshëm për faktin se integriteti i këtij vendi nuk guxon të lëviz, ndërsa modaliteti për jetën e qytetarëve të saj mund të jenë objekt shqyrtimi.

Pas vendimit të GJND-së, shteti i Kosovës nuk ka kurrfarë obligimi të bisedojë me Serbinë, por vetëm për çështje teknike, si për të pagjeturit, dokumentacionin e vjedhur, targat e automjeteve, qarkullimin e lirë të njerëzve dhe të mallrave, krimin, drogën, etj por kjo bisedë duhet të zhvillohet në nivele ekspertësh dhe hiç më shumë. Dihet botërisht se bisedimet me Serbinë gjithmonë kanë dështuar dhe do të dështojnë edhe në të ardhmen, nëse në skenën politike të këtij vendi nuk ndodh një shpëlarje e trurit të politikanëve të tyre. Me këta politikanë nacionalistë dhe primitivë nuk do të duhej të bisedohej, sepse këta paraqesin skemën e së kaluarës politike të këtij vendi. Prandaj, këto bisedime nuk kanë kuptim dhe nuk duhet të mbahen, ndërsa me Bashkësinë ndërkombëtare duhet bashkëpunuar në formë të vazhdueshme.


Prishtina me Beogradin nuk duhet përjashtuar mundësinë e bisedimeve për ndryshim kufijsh, por kjo duhet të bëhet në suaza të barabarta dhe vetëm pas njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Beogradi. Kjo duhet të bëhet vetëm pasi që Prishtina të vlerësojë se është në interes kombëtar të saj dhe kjo ka të bëjë sidomos me dy komunave veriore të saj, Leposaviqin dhe Zubin Potokut me tri komunat e Luginës së Preshevës (PMB). Kjo do të mund të bëhet vetëm në rast të inicimit nga Beogradi, por në kushte të cilat Prishtina do të pranonte. Tashmë, ky pozicion duhet të çimentohet dhe nuk guxon të ndryshojë për shkak të efekteve të mëvonshme. Me vendimin e GJND-së, padyshim se është forcuar edhe pozicioni i Luginës së Preshevës, sepse çdo forcim i shtetit të Kosovës është në dobi të çështjes së tyre, por kjo është edhe në interes të shqiptarëve të Maqedonisë.

Diplomacia serbe nuk ka ndryshuar fare, ajo është një diplomaci që sheh me syza mesjetare dhe kjo do t’i kushtojë shumë këtij vendi. Lidhjet e tyre me shtetet që sot njihet si “dele të zeza” të kontinentit tregojnë qartë orientimin e tyre antidemokratik. Edhe pas vendimit të GJND-së në Hagë të deklarosh “Serbia kurrë nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës”, kjo tregon për verbërinë e saj politike dhe antidemokratike duke kundërshtuar rendit dhe ligjit ndërkombëtar. Kjo politike është për gjynah të popullit të saj, i cili është duke përjetuar krizë të thellë ekonomike dhe shpirtërore. Kjo politikë iracinonale serbe ka ndikuar që rajoni të ketë krizë permanente dhe në vend që të projektojnë ardhmërinë e tyre më të mirë dhe të mos humbin kohë për gjëra të kota. Tashmë, kjo politikë është duke paguar haraçin e mbjelljes së saj, por edhe duke dëmtuar edhe popujt tjerë.

Tashmë, me Beogradin mund të bisedohet vetëm për pranimin e pavarësisë së Kosovës, ndërsa bashkëpunimi me miqtë ndërkombëtar, si me SHBA-të, BE-në dhe të tjerët duhet të jetë i përhershëm, sepse këto vende në vendimin e fundit të GJND-së kishin dhënë kontributin e tyre vendimtar.
Politika e Beogradit duhet të zbresë nga qielli në tokë, të merren vesh me Prishtinën, sepse janë fqinjë të parë dhe nuk kanë alternativë tjetër, ose të vazhdojë rrugën e saj të bashkëpunimit me Rusinë, Venezuelën, Nikaraguan, Iranin, Korenë e Veriut, etj dhe të politikës së saj dezintegruese të këtij shteti në copëza edhe më të vogla.
Me këta politikanë në Beograd nuk duhet të humbet shumë kohë, por Kosova duhet vazhdojë përpjekjet e saj për zhvillime demokratike dhe ekonomike, por edhe për integrime evropiane, si dhe të dëshmojë se është faktor i përhershëm i paqes dhe stabilitetit afatgjatë në rajonin e Ballkanit.

Në trend

Më shumë
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Magazina
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit

Magazina

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Kalo në kategori