LAJMI I FUNDIT:

GJK pezullon ndryshimin e ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave

GJK pezullon ndryshimin e ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave

Gjykata Kushtetuese vendosi të mërkurën pezullimin e zbatimit të ndryshimit të ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronës.

Gjykata Kushtetuese, pasi shqyrtoi kërkesën për pezullim, vendosi pezullimin e zbatimit të neneve 2, 3, 5 të ligjit nr. 10308 datë 22.07.2010 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9235 datë 29.07.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës, i ndryshuar”.

Gjykata Kushtetuese shqyrtoi të martën kërkesën e Shoqatës Kombëtare të të Shpronësuarve “Pronësi me Drejtësi”, me objekt shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën,“Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, i ndryshuar” dhe pezullimin e zbatimit të këtij ligji deri në përfundim të shqyrtimit të kërkesës nga Gjykata Kushtetuese. /Telegrafi/