Dhimbja (lat. dolor, greq( αλγοσ ), bënë pjesë në ndjesitë të cilat në tru drejtpërdrejtë sjellin informatat për gjendjen e organit dhe raportin e tij me ambientin. Sipas definicionit të Shoqatës Ndërkombëtare për Hulumtimin e Dhimbjes, “dhimbja është përjetim i pakëndshëm i lidhur me dëmtimin e vërtetë, apo potencial të indit”.
Dr. Nol H. Cena
Doktor i Stomatologjisë
Ordinanca Stomatologjike ‘ Dental C’ Sh.P.K.
Tel: +383 49 716 716
Prandaj edhe thuhet se dhimbja e dhëmbit është padyshim një prej dhimbjeve e cila është e pakëndshme. Secili prej neve një herë të paktën në jetë është provuar nga ndjenja e dhimbjes se dhëmbit, andaj më poshtë do të shtjellohen disa nga mënyrat e shfaqjes së dhimbjes së dhëmbit, si shfaqen ato dhe cilat janë simptomat që e shoqërojnë dhe si të veprojmë në ato situata.
Disa nga shenjat dhe simptomat të cilat mund t’ju dërgojnë për vizitë tek dentisti janë si në vijim:
– Ndjeshmëria në të ftohtë dhe në të nxehtë
– Dhimbje e dhëmbit gjatë përtypjes
– Ënjtje në hapësirën për rreth dhëmbit
– Dëmtim apo ndonjë traumë e dhëmbit
Më poshtë shtjellohen disa nga rastet më të shpeshta që hasen me paraqitje të dhimbjeve dhe të cilat kërkojnë intervenim dhe vizitë më të shpejt për te dentisti.
Dhimbja është shenja më e rëndësishme e cila shoqëron të gjitha sensacionet dentale duke filluar nga ndjeshmëria dentinore dhe konsiderohet si refleks mbrojtës e cila paraqitet pas rritjes së shtypjes intrapulpare nga akumulimi i eksudatit që bën komprimimin e fijeve nervore të pulpës. Po ashtu edhe prishja e dhëmbit ose kariesi i cili zhvillohet në sipërfaqen e dhëmbëve bënë që ndonjëherë të zgjerohet në masë të madhe dhe të atakojë nervin e dhëmbit dhe kështu të manifestohet me shfaqje të dhimbjes.
Dhimbja e dhëmbit mund të ketë origjina të ndryshme duke filluar nga:
– inflamacionet e vet pulpës së dhëmbit mund të jetë si dhimbje e thellë që aktivizohet në kafshim,përtypje ose perkusion,
-mund të jetë dhimbje e cila është reflektuese që përcjell shpërndarjen anatomike të nervit të njëjtë që ka shkaktuar dhimbjen primare,
-dhimbje referuese që shtrihet në regjion te inervimit të ndryshëm duke transmetuar sensacionet nga shkaktari i dhimbjes primare si p.sh. dhëmbi në nofullën e kundërt, fytyra, koka, qafa.
-mund të vjen edhe si pasojë e infeksioneve të sinusit maksillar ose inflamacionet e mukozës nazale këto shqetësime që shoqërohen me dhimbje konstante topitëse dhe dhimbje në presion.
Kariesi ose prishja e dhëmbit paraqet shkatërrimin e indeve te forta të dhëmbit dhe nëse ai shtrihet në masë të madhe atëherë shumë shpejt mund të çoi në shkatërrim të tërësishëm të indeve të dhëmbit ndërsa kur procesi kalon në pulpë (nervin e dhëmbit) më pas ndodh një reaksion inflamator i cili është i njëjtë sikur në të gjitha indet lidhore kudo në organizëm.
Simptomat më të shpeshta që e shtyjnë pacientin të vjen te dentisti janë dhimbjet të cilat mund të jenë therëse, pulsative sikurse të rrahurat e zemrës, ndjeshmëria në të nxehtë dhe në të ftohtë dhimbjet gjatë përtypjes dhe gjatë marrjes se ushqimit. Dhimbja therëse është karakteristike te rastet kur kemi prani të Pulpitit Akut Seroz i cili mund të jetë parcial dhe total, kryesisht pacientët ankohen në dhimbje në të ftohtë dhe vazhdon për një kohë të gjatë ndërsa nxehtësia është ajo e cila e qetëson , dhimbjet janë therëse dhe mund të fillojnë dhe të vazhdojnë për një kohë të gjatë në rastet kur ushqimi bën presion në dhëmb. Dhimbja shfaqet ditën por ka raste kur shoqërohet edhe natën dhe pacienti në shumicën e rasteve nuk është në gjendje që të bëjë përcaktimin e dhimbjes dhe lokalizimin e saj. Trajtimi qëndron në intervenimin dhe shërimin e dhëmbit në mënyrë endodontike.
Dhimbja me karakter pulsativ, sikurse rrahjet e zemrës dhe me dhimbje kryesisht natën dhe të vazhdueshme, permanente janë karakterisitike për Pulpitin Akut Purulent. Pacientat ankohen në dhimbje e cila në fillim është me shkallë të mesme por me kalimin e kohës ajo rritet. Në të nxehtë dhimbja shtohet por që uji i ftohtë dhe ushqimet e ftohta e qetësojnë sadopak dhimbjen te pacienti. Pacienti paraqitet me dhimbje, pa gjumë, shpesh edhe i lodhur në këto raste kryhet intervenimi endodontik përkatësisht shërimi i dhëmbit në seanca të ndara.
Dhimbja e dhëmbit paraqitet edhe te rastet kur kemi te bëjmë me hiperestezion të dentinës e që shfaqet te rastet kur kemi të bëjmë me ekspozim të dentinës përkatësisht me zbulim të qafës së dhëmbit ku kryesisht pacientët ankohen në dhimbje gatë pastrimit të dhëmbëve, gjatë marrjes së ushqimit, gjatë pirjes së ujit jo rrallë edhe gjatë frymëmarrjes. Karakteristikë është fakti se dhimbja është therëse dhe në prekje me të ftohtë dhimbja shtohet.
Në menyrë që të parandalohet hiperestezioni i dentines atëherë duhet që të merren disa masa preventive duke filluar nga pastrimi i dhëmbëve më brushë të butë, mospërdorimi i pijeve acidike, me përmbajtje të nitrateve , sulfateve, laktateve, konsumi i kufizuar i lëngjeve të cilat stimulojnë akumulimin e pllakut dental. Kjo dukuri më së shpeshti takohet tek dhëmbët e anës së djathtë për arsyse se shumica e pacienteve e kryejnë pastrimin energjik me dorën e djathtë në mënyrë horizontale prandaj dhe me shpesh është e atakuar ajo anë.
Ka edhe shume raste të tjera apo më mirë të themi gjendje të cilat shoqërohen me dhimbje të dhëmbit po këto të cilat u përmenden janë më të shpeshta si raste.
Sigurisht keni pyetur veten se përse dentistët ju rekomandojnë që të bëni vizita të rregullta çdo gjashtë muaj.
Arsyeja është se vizitat e rregullta janë thelbësore për të pasur dhëmbë të shëndoshe dhe mishra te shëndetshëm, gjate këtyre vizitave kryhen ekzaminime te rëndësishme dhe njëkohësisht jepen këshilla për mirëmbajtjen e higjienës orale duke filluar me:
Dietën e shëndetshme dhe me mundësi të zgjidhen ushqime nga grupet ushqimore si: drithëra, fruta, perime, mish, peshk, qumësht, djathë, kos, etj.
- Të përdoret uji pas ushqimit.
- Mos të konsumohen ushqimet me shumë sheqer dhe pijet e gazuara.
- Te bëhet larja e dhëmbëve 2-3 herë në ditë me furçën e dhëmbëve me pastë të fluorizuar.
- Të përdoren fije dentare për heqjen e mbeturinave ushqimore mes dhëmbëve.
- Të reduktohet shpeshtësia e marrjes së karbohidrateve (sheqernave) gjatë ditës.
- Përdorni furçën e dhëmbëve 3 herë në ditë me pastë të fluorizuar.
- Kontrolle periodike te dentisti.
- Të ndërrohet brusha çdo 3 muaj .
Referencat:
– ‘Sëmundjet e dhëmbit me endodoncion(pjesa e dytë)’ – Prof. Dr. Veton I. Hoxha, Prishtinë 2017
– ‘Fispatologjia’– Stjepan Gamulin, Marushiq Matko, Sllavko Kërvavica, Zagreb, dhjetor 1989
– ‘Endodoncia’– Mahmoud Torabinejad, Richard E.Walton, 2002. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje