“Turneu ndërkombëtar i boksit “Adem Jashari” do të jetë turne me përmasa botërore”, kështu është thënë në konferencën e djeshme për shtyp të organizuar nga drejtuesit e Federatës së Boksit të Kosovës, të cilët kanë njoftuar detajisht rreth organizimit që janë duke u bërë për këtë turne që mbahet më 15 e 16 nëntor në Gjilan e Prishtinë.
Njëherësh ky është turneu i parë që organizohet si pjesë e kalendarit të Federatës së Boksit Ndërkombëtar (AIBA). Sipas kryetarit të Federatës së Boksit të Kosovës, Ramadan Selimi, ecuria e përgatitjeve po shkon sipas planit dhe pritet një turne i fortë.
“Jemi në fazën e fundit të përgatitjeve për turneun i cili është i 15-të më radhë e që njëherësh është edhe në kalendarin e AIBA. Për të pasur një organizim si duhet kërkon shpenzime bukur të mëdha”, tha Selimi. Sipas boksierit të mirënjohur aktualisht sekretar i përgjithshëm i FBoxK, Mehmet Bogujevci, shumë shtete e kanë konfirmuar pjesëmarrjen, madje kërkesë për të marrë pjesë në këtë turne kanë bërë edhe boksierë nga shtetet si Nigeria, Nepali e Panama.
“Ka interesim të madh për këtë turne. Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar boksierët nga Italia, Çekia, Bullgaria, Shqipëria, Zvicra, Gjermania, Austria, etj…”, tha Bogujevci, duke njoftuar se shpërblimi për boksierin më të mirë është 500 euro. Sa i përket boksierëve kosovarë, atyre i është mundësuar të përgatiten në Mitrovicë dhe janë 5-6 boksierë që do të llogarit përzgjedhësi Xhevdet Peci. /Zëri/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSuperkompjuteri ka parashikuar se kush do të dalë fitues në derbin e Madridit
Bisedë e tensionuar mes Flick dhe yllit të Barcelonës – lojtari po konsideron largimin
Barcelona e vendos yllin e Serie A si objektivin kryesor të verës 2025
Juventusi shqyrton marrëveshjen e shkëmbimit të verës me Man Utd
Jo vetëm Fati, edhe një tjetër yll i Barcelonës ka refuzuar një ofertë nga Arabia Saudite
Titullarë apo rezervistë – Ancelotti dhe skuadra nuk bien dakord me Perezin dhe bordin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti