LAJMI I FUNDIT:

Gjithçka gati për Freedom Fest

Gjithçka gati për Freedom Fest

Me datë 12 dhe 13 Qershor, Urban FM organizon ngjarjen më të madhe muzikore në vend-Festivali i Lirisë (Freedom Fest), për shënimin e 10 vjetorit të Çlirimit të Kosovës.

Vendi ku do të mbahet festivali është Auto-Parkingu ARENA në dalje të Prishtinës, 10 minuta larg ne drejtim te rrugës për Ferizaj.

Festivali për dy ditë rresht është falas, pa bileta, pra është dhuratë nga Urban FM për të gjithë qytetarët e Kosovës,

Zyrtarisht programi i festivalit fillon në orën 17, po ashtu në të njëjtën orën fillon edhe të nesërmen(të shtunën) dhe vazhdon deri në pesë të mëngjesit. Në këtë festival do të performojnë mbi 20 grupe muzikore.


Me 12 qershor, natën e parë të festivalit performojnë: headliners ikonat e rep muzikës Method Man dhe Redman nga New York, Zenzile nga Franca, Banco de Gaya nga Mbretëria e Bashkuar, dhe bendet lokale Asgjë Sikur Dielli, KAOS, Dj Blunt, Bimm Bimma dhe Mc Kresha, UFO dhe Fucktura, Panda.

Ndërsa, natën e dytë të shtunën me 13 Qershor, bendi special janë electro-bendi Gus Gus nga Islanda, Spasulati(arbëresh) nga Italia, BLLA BLLA BLLA nga Maqedonia, Oddur nga Britania dhe bendet lokale si Shpat Deda dhe Ilir Bajri, OM Quartet, TEK, Zig Zag Orchestra, The Glasses dhe Utility.

Secili bend ndërkombëtar do të performojë mbi një orë.

Këtë festival e ka mbështetur: Zyra e Kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçit, Vala 900, Ministria e Kulturës, Fondacioni për Shoqëri të Hapur SOROS, Ambasada e Norvegjisë në Kosovë, British Airëays Malev dhe Birra e Pejës, pija energjetike SHARK.

Ky festival si moto e ka ruajtjen e ambientin ku jetojmë, pra ka qëllime të gjelbra, i cili sadopak do të ndikojë në vetëdijesimin e qytetarëve për ruajtjen e ambientit.