LAJMI I FUNDIT:

Gjinjtë e gjithëfuqishëm

Gjinjtë e gjithëfuqishëm

Keni gjinj? Atëherë nuk keni nevojë të mërziteni për krizat energjetike në të ardhmen. Gjatë disa viteve të ardhshme gjinjtë do të mund të bëheshin një prej burimeve alternative të energjisë, falë shkencëtarëve.

Gjatë pesë viteve të ardhshme profesori Zhong Lin Wang nga Instituti teknologjik në Georgia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës planifikon të prodhojnë një tekstil të përbërë nga nano-telat i cili gjeneron energji elektrike me anë të vibrimit.

Ky tekstil në të ardhmen do të mund të gjenerojë 80 mili/vat rrymë në metër katror, që mjafton për mbushjen e celularit.

Wang u ka thënë gazetarëve se në mënyrë që tekstili relativisht i lirë të cilën e prodhon do të ishte ideale për përpunim e jelekëve për shkak të vibrimeve dhe lëvizjeve të cilat i shkaktojnë gjinjtë.


Tani, po na bien ndërmend edhe shumë rroba të cilat i veshim ku ekziston vibrim më i madh me trupin, mirëpo në çdo shkencëtar fshihet nga një pervers, e kush jemi ne në fund të fundit që t’ua prishim ëndrrat?

www.nanoscience.gatech.edu