Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri në konferencë për media ka bërë të ditur se sot është varrosur 72 vjeçari nga fshati Vrapçiq i cili mbrëmë humbi jetën shkaku i infektimit me COVID-19.
“Jemi në ditën e 29 të luftimit të përbashkët të parandalimit të pandemisë së coronavirusit. Ne po vazhdojmë me masa shtrënguese në mënyrë që të parandalojmë përhapjen e infeksionit. Sot në Vrapçiq është varrosur bashkëqytetari i cili mbrëmë ka ndërruar jetë në moshën 72 vjeçari. Pas testimit më 25 mars gjendja e tij ka qenë me simptoma të lehta por shkaku i sëmundjeve tjera nuk ka arritur t’i bëjë ballë këtij virusi”, ka thënë Haziri.
Haziri ka njoftuar po ashtu se personi tjetër i infektuar me coronavirus nga fshati Zhegër është shëruar.
“Bashkëqytetari në Zhegër trajtohet i shëruar ai ka dalë për herë të tretë negativ dhe tashmë është shëruar plotësisht. Zhegra nga sot me masa lehtësuese fillon procesi i largimit të karantinës nuk është akt që ndodh menjëherë ne do të shkojmë me lehtësime”, ka shtuar Haziri, transmeton Telegrafi.
Haziri ka bërë të ditur se në fshatin Vrapçiq vazhdon karantimi dhe se sot do të presim rezultatet e fundit për shumicën e familjarëve të familjes Shaqiri dhe Ismajli.
Kryetari i Gjilanit ka shtuar se më 14 prill do të jetë orar i ri i kufizimit të lëvizjes. Ai tha se nga java tjetër do të organizojnë masa lehtësuese për prodhuesit bujqësore dhe prodhuesit e tjerë .
Tjetër problem me të cilin po përballen në komunën e Gjilanit janë edhe zjarret në pyje. Haziri tha se kanë gjetur motivin e këtyre zjarreve.
“Rojet e pyjeve janë urdhëruar me dalë sot në detyrë dhe do të kenë autorizime të veçanta, të gjitha rastet i kemi zjarrvënie të qëllimshme, nuk do të ketë tolerancë do të kërkojë nga prokuroria me nisë hetime për pesë raste që tashmë i kemi”, u shpreh Haziri.
Haziri ftoj qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë vendimet e marra, duke theksuar se nuk tolerohen marrja dhe dhënia e mallit e shërbimeve pa maska e dorëza.
Haziri tha se presin sot që të konfirmohet që Gjilani do të menaxhojë vetëm një rast të infektuar.
“Nuk guxojmë me lejua që ky infeksion mu përhapë. Ju lus të mos e shfrytëzoni kohën e mirë dhe vikendin që të dilni me familje, Nga kjo javë e diela do të jetë lok out asnjë biznes nuk do të punoj përveç furrave”, ka thënë Haziri.
Ai ka shtuar se do të ketë edhe masa tjera shtrënguese me të cilat qytetarët do të njoftohen me kohë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë