Pas takimit të mbajtur sot me Komitetin e emergjencave, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, apeloi në vazhdimësi për kujdes maksimal të qytetarëve ndaj sëmundjes infektive COVID-19.
Haziri tha se Gjilani ka edhe 71 raste aktive me coronavirus.
“Komiteti i emergjencave për menaxhimin e pandemisë, në takimin e rregullt ka bërë vlerësimin e gjendjes në 24 orët e fundit dhe konfirmohet se gjendja është nën kontrollë. Deri më tani Gjilani ka 169 persona që testi i tyre ka rezultuar pozitiv nga 1449 teste që janë bërë. Prej këtyre të dhënave zyrtare, kemi fatkeqësisht 3 të vdekur, 95 të shëruar dhe 71 raste aktive”, ka thënë kryetari Haziri.
Ai ka potencuar se institucionet shëndetësore janë në kujdestari 24 orëshe për menaxhimin më të mirë të mundshëm të shëndetit publik dhe përballjen me pandeminë, për çka ka thënë se duhet ngritur edhe më tej vendosmëria qytetare për përdorim të masave mbrojtëse.
“Institucionet shëndetësore dhe emergjencat civile, po punojnë vazhdimisht në parandalimin e përhapjes së sëmundjes COVID-19 dhe kërkojmë që qytetarët të shtojnë kujdesin dhe të gjithë ata që kanë simptoma të lehta apo që dyshojnë në infektim me sëmundjen COVID-19, duhet të lajmërohen në institucionet shëndetësore për të hyrë në proces të testimit dhe diagnostifikimit si masë”, ka thënë ai.
Ai ka apeluar te të gjithë qytetarët për kujdes maksimal, mbajtje të distancës sociale, përdorimin e mjeteve mbrojtëse si doreza dhe maska, dezinfektues vazhdimisht dhe kujdes në higjienë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri