LAJMI I FUNDIT:

Gjilan: Komuna u jep fermerëve 25 makina mjelëse

Gjilan: Komuna u jep fermerëve 25 makina mjelëse

Drejtoria e Bujqësisë e Komunës së Gjilanit ka shpërndarë 25 makina mjelëse dhe 200 bidona të inoksit, subvencione këto për blegtorët.

Në ceremoninë e shpërndarjes së subvencioneve që është mbajtur të enjten, ka marrë pjesë edhe Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri dhe drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani.

Në ceremoninë e shpërndarjes së këtyre ka marrë pjesë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri dhe drejtorit i Bujqësisë, Ramiz Ramadani.


“Është njëra nga mbështetjet e planifikuara nga ana e Komunës për blegtorët e për kryefamiljarët, të cilët me punën dhe djersën e tyre e ndërtojnë dhe zhvillojnë jetën. Do të vazhdojmë t’ju mbështesim dhe ju lus që të mos e leni asnjë pëllëmbë toke pa e punuar sepse kështu e siguroni mirëqenien”, ka deklaruar Hairi, njofton komuna e Gjilanit.

Kryetari Haziri ka premtuar se fondi për bujqësinë do të rritet në vitin e ardhshëm.

Ai ka shfaqur zotimin se fondi për bujqësinë do të rritet në vitin e ardhshëm.