LAJMI I FUNDIT:

Gjeti në rrugë kuletën me mbi 500 euro, qytetari nga Prizreni e dorëzon atë në polici

Gjeti në rrugë kuletën me mbi 500 euro, qytetari nga Prizreni e dorëzon atë në polici

Një qytetar në Prizren ka dorëzuar në polici shumën prej 500 euro.

Policia njofton se qytetari kishte gjetur paratë dhe më pas i ka dorëzuar në stacionin policor në Prizren.

“Një qytetar nga Komuna e Prizrenit, me inicialet A.P., ka gjetur një kuletë me shumë prej 525 euro, 6100 Lekë Shqiptar para metalike prej 1 dollari Amerikan si dhe dokumente personale: (Letërnjoftimin dhe Patën shoferin). Ai, menjëherë e ka njoftuar Policinë dhe të hollat e gjetura i ka dorëzuar në Stacionin Policor në Prizren”, thuhet në njoftim.


Tutje, në njoftim thuhet se personit që i kishte humbur kuleta ishte A.D, nga Republika Shqipërisë.

“Pranim – dorëzimi i kuletës mes palëve është bërë në Stacionin Policor në Prizren”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, e ka falënderuar qytetarin A.P., për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të hollave të gjetura në Stacionin e Policisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Lajme
PZAP gjobit LVV-në me 6 mijë euro pasi kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës mori pjesë në fushatë

PZAP gjobit LVV-në me 6 mijë euro pasi kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës mori pjesë në fushatë

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Kalo në kategori