LAJMI I FUNDIT:

Gjetësit e pandershëm të parave

Gjetësit e pandershëm të parave

Një grup nxënësish gjerman është gëzuar vetëm për një kohë të shkurtër kur kishin gjetur një zarf me gati 15.000 euro, ka njoftuar policia lokale të premten.

Dy djem dhe dy vajza, të moshave mes 11 e 13 vjeç kanë gjetur të martën, rrugës për në shkollë në qytetin Griesheim afër Frankfurtit, një zarf të trashë në të cilin shiheshin bankënota dhe në të cilin isha disa dokumente. Fëmijët i kanë ndarë paratë me nxënësit tjerë në klasë, por njëri prej tyre i ka treguar profesorit i cili e ka lajmëruar policinë dhe u ka bërë thirrje nxënësve të kthejnë paratë e gjetura.

Në valën e parë të kthimit të parave janë grumbulluar 12.000 euro, e më pak “shtrëngim” janë grumbulluar 14.040 euro.

Falë dokumenteve, policia i ka rënë në gjurmë pronarit të vërtetë i cili kishte paraqitur humbjen e 15.000 eurove por nuk ka arritur të sqarojnë prejardhjen e parave.