LAJMI I FUNDIT:

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

Gjesti është vënë në qendër të kritikave në rrjetet sociale pas largimit të Eglit Tako nga gara e Big Brother VIP Albania.

Një video që po qarkullon me të madhe në platformën X (ish-Twitter) ka nxitur reagime të shumta, duke bërë që ndjekësit ta akuzojnë për mungesë empatie ndaj Eglit.

Në videon e shpërndarë, Gjesti shfaqet në kuzhinë duke përgatitur diçka, ndërkohë që kërkon cigaret e Eglit: “A e din ku i ka lënë Egli cigaret, se qitash këta shkojnë e i marrin”, dëgjohet të thotë ai, pa shfaqur asnjë emocion lidhur me largimin e saj nga shtëpia.


Ky moment ka shkaktuar irritim tek publiku, i cili e ka konsideruar të ftohtë reagimin e tij, duke vënë në dukje se ai nuk u shpreh i shqetësuar për daljen e Eglit, por u interesua vetëm për sendet e saj personale.

Nga pesë gjërat që shqiptarët kanë kërkuar më së shumti në Google gjatë 90 ditëve të fundit, katër janë për Big Brother - në vend të pestë zgjedhjet
Lexo po ashtu Nga pesë gjërat që shqiptarët kanë kërkuar më së shumti në Google gjatë 90 ditëve të fundit, katër janë për Big Brother - në vend të pestë zgjedhjet

Lidhja mes Eglit dhe Gjestit ka qenë një nga më të komentuarat brenda shtëpisë së BBVA.

Përgjatë këtij edicioni, marrëdhënia e tyre ka kaluar në faza të ndryshme, nga afrimiteti dhe momentet romantike, deri tek debatet e forta dhe ndarjet e shpeshta. Largimi i papritur i Eglit për arsye shëndetësore ka tronditur publikun, ndërsa qëndrimi i Gjestit ka bërë që shumë ndjekës ta akuzojnë për mungesë ndjeshmërie ndaj saj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

Një nishan si Egli e kishte thuajse të ngjashëm Xheneta, bëhet virale videoja kur Gjestit nuk i pengonte - por e puthte nishanin e Xhenetës

Një nishan si Egli e kishte thuajse të ngjashëm Xheneta, bëhet virale videoja kur Gjestit nuk i pengonte - por e puthte nishanin e Xhenetës

Egli Tako lë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Egli Tako lë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Reagimi i Gjestit kur merr vesh se Egli u tërhoq nga gara - banorët e akuzojnë se ai ishte arsyeja e largimit të saj

Reagimi i Gjestit kur merr vesh se Egli u tërhoq nga gara - banorët e akuzojnë se ai ishte arsyeja e largimit të saj

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Kalo në kategori