LAJMI I FUNDIT:

Gjermania tregon rregullat e reja për ata që shkojnë nga “zonat e rrezikut” në këtë vend – përfshirë edhe nga Kosova e Shqipëria

Gjermania tregon rregullat e reja për ata që shkojnë nga “zonat e rrezikut” në këtë vend – përfshirë edhe nga Kosova e Shqipëria

Derisa vazhdon të përballet me numër të lartë të rasteve të reja me COVID-19 dhe numër të vdekjeve nga coronavirusi, Gjermania vazhdon me masat edhe për ata që udhëtojnë nga jashtë vendit për në këtë vend.

Kështu, sipas të dhënave më të reja, përcjell Telegrafi, kushdo që hyn nga një zonë e huaj rreziku duhet të testohet në të ardhmen gjatë mbërritjes ose 48 orë para saj.

Në këtë drejtim, mediat gjermane shkruajnë se detyrimi për një karantinë dhjetë-ditore, e cila mund të përfundojë nga dita e pestë me një test negativ, mbetet në fuqi.


Përveç këtyre, personat që hyjnë Gjermania duhet të regjistrohet para mbërritjes së tyre në Gjermani në einreiseanmeldung.de.

Gjithsesi, sipas një dokumenti të publikuar nga Instituti Robert Koch në Berlin, përcjell Telegrafi, për të ruajtur komunitetin dhe aktivitetin ekonomik, grupe të caktuara njerëzish përjashtohen nga detyrimi i karantinës.

Sipas dokumentit, përjashtime për arsye familjare do të ketë gjithashtu.

Në dokumentin në fjalë thuhet se klasifikimi si zonë e rrezikut është rezultat i një analize të përbashkët dhe procesit të vendimmarrjes nga Ministria Federale e Shëndetësisë, Zyra Federale e Jashtme dhe Ministria Federale e Brendshme.

Ky klasifikim si zonë e rrezikut bazohet në një vlerësim “dy-hapësh”.

Fillimisht, përcaktohet në cilat vende/rajone kanë pasur më shumë se 50 infeksione të reja për 100,000 banorë në shtatë ditët e fundit.

Në një hap të dytë, kritere cilësore dhe kritere të tjera përdoren për të përcaktuar nëse vendet/rajonet që mund të bien nominalisht nën këtë prag, mund të paraqesin ende një rrezik të rritur të infeksionit.

Dhe po sipas të njëjtit dokument, i cili hyn në fuqi që nga 9 janari, në këto vende që janë përcaktuar aktualisht se paraqesin një rrezik të rritur të infeksionit me SARS-CoV-2, përveç vendeve të rajonit si Kroacia, Mali i Zi e Serbia, janë edhe Shqipëria dhe Kosova.

Ndryshe, siç është raportuar në media, Gjermania raportoi 1.188 të vdekur në 24 orët e fundit nga coronavirusi i ri (COVID-19), që është shifra më e lartë ditore e viktimave në vend që nga fillimi i pandemisë.

Sipas Institutit Robert Koch në Gjermani, i cili kryen hulumtime në fushën e sëmundjeve infektive, vendi po ashtu ka regjistruar 31.847 raste të reja me virusin, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 1.866.887.

Ndërkaq, bilanci i të vdekurve si pasojë e coronavirusit ka shkuar në 38.795.

Siç është thënë më tej, deri më tani vaksina kundër COVID-19 në vend është administruar te 417 mijë persona. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori