LAJMI I FUNDIT:

Gjermania do të kompensojë ish-ushtarët që u diskriminuan shkaku i orientimit seksual

Gjermania do të kompensojë ish-ushtarët që u diskriminuan shkaku i orientimit seksual

Kabineti i Gjermanisë ka miratuar të mërkurën një ligj, i cili do t’iu siguronte kompensim ushtarëve homoseksualë që përjetuan diskriminim në ushtri para ndryshimit të politikës.

Vendimi vjen dy muaj pasi ministrja e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer u kërkoi falje ish-ushtarëve për diskriminim, raporton ap.

Ministria gjermane e Mbrojtjes ka thënë të martën se ka pranuar 178 aplikime për kompensim nga persona homoseksual të cilët kanë përjetuar diskriminim në ushtri në të kaluarën.


Një studim i porositur nga ministria e saj dokumentoi “diskriminimin sistematik” në Bundeswehr – ushtrinë e Gjermanisë Perëndimore dhe që nga viti 1990 e Gjermanisë së ribashkuar – nga 1955 deri në 2000.

Studimi tha se “orientimi ndaj të njëjtit seks shihej si një rrezik sigurie në Bundeswehr deri në fund të mijëvjeçarit dhe e bëri të pamundur një karrierë si oficer ose nënoficer”.

Kramp-Karrenbauer tha se ushtarët e prekur do të “rehabilitohen” sipas legjislacionit të ri.

Është lëvizja e fundit e Gjermanisë për të trajtuar diskriminimin anti-homoseksual në të kaluarën. Në vitin 2017, parlamenti votoi për të anuluar dënimet e mijëra burrave homoseksualë sipas një ligji që kriminalizon homoseksualizmin, i cili u zbatua me zell në Gjermaninë Perëndimore të pas Luftës së Dytë Botërore.

Një gjykatë federale vendosi në vitin 1970 se homoseksualiteti nuk ishte më një shkelje disiplinore për ushtarët nëse nuk kishte një “lidhje shërbimi”, tha studimi i publikuar në muajin shtator. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Evropa
Nëse dalloni një aeroplan Boeing E-4 në qiell, mund të nënkuptojë se ju kanë mbetur ‘vetëm pesë minuta jetë’

Nëse dalloni një aeroplan Boeing E-4 në qiell, mund të nënkuptojë se ju kanë mbetur ‘vetëm pesë minuta jetë’

Amerika
Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Botë
Shpërthimi bëri që nëntë ushtarë rusë të dorëzohen tek forcat speciale ukrainase pranë Pokrovsk

Shpërthimi bëri që nëntë ushtarë rusë të dorëzohen tek forcat speciale ukrainase pranë Pokrovsk

Evropa
Kushëriri i JD Vance, ish-luftëtar vullnetar në Ukrainë, dënon 'sjelljen' e zëvendës-presidentit amerikan ndaj Zelenskyt

Kushëriri i JD Vance, ish-luftëtar vullnetar në Ukrainë, dënon 'sjelljen' e zëvendës-presidentit amerikan ndaj Zelenskyt

Botë
Pse bisedimet për paqen në Ukrainë po zhvillohen në Arabinë Saudite?

Pse bisedimet për paqen në Ukrainë po zhvillohen në Arabinë Saudite?

Botë
Kalo në kategori