LAJMI I FUNDIT:

Gjermania redukton borxhin më shpejt se parashikimet

Gjermania redukton borxhin më shpejt se parashikimet
A German flag of a trader supporting the German national football team hangs in front of a board displaying Germany's share index DAX on June 18, 2012 at the stock exchange in Frankfurt/M., western Germany. German stocks opened 1.21 percent higher as investors cheered a weekend election victory for Greece's main pro-bailout party, easing fears Athens may drop out of the eurozone. AFP PHOTO / DANIEL ROLAND (Photo credit should read DANIEL ROLAND/AFP/GettyImages)

Gjermania po redukton borxhin e saj publik me një shpejtësi më të madhe nga sa është parashikuar dhe pragun prej 60 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto pritet të zbresë një vit para afatit të vendosur si objektiv.

Der Spiegel raporton se në programin e ri të stabilitetit, që pritet të miratohet nga kabineti i Angela Merkel këtë të mërkurë, parashikohet rënia e borxhit në 58 për qind për 2019, nga 61 për qind që projektohet të mbyllet ky vit.

Në të tilla shifra, rënia e borxhit përmbush objektivin e vendosur nga Pakti i Stabilitetit dhe Zhvillimit i Bashkimit Europian, që cakton tavanin e borxhit prej 60 për qind të GDP-së për çdo vend anëtar.


Mediat dhe analistët gjermanë thonë se realizimi i këtij objektivi një vit para afatit të vendosur nga qeveria e shkuar e Angela Merkel është rezultat i rritjes së të ardhurave të siguruara nga taksat, por edhe “bumit” në sektorin e rinovueshëm energjetik, që në vitet e fundit ka tejkaluar pritshmëritë e prodhimit. /Top Channel /Telegrafi/