LAJMI I FUNDIT:

Gjermania mund ta vendos Maqedoninë në grupin e vendeve me rrezik të lartë nga coronavirusi

Gjermania mund ta vendos Maqedoninë në grupin e vendeve me rrezik të lartë nga coronavirusi

Qeveria gjermane ka përqëllim ta vendosë Maqedoninë e Veriut në grupin e vendeve në rrezik të lartë nga infeksioni me coronavirus, shkruajnë sot gazetat nga grupi mediatik “Funke”, përcjell “Deutsche Welle” në gjuhën maqedonase.

Sipas planeve të qeverisë gjermane, së shpejti në kategorinë e vendeve me rrezik të lartë nga coronavirusi duhet të gjenden edhe disa vende dhe rajone të tjera, përfshirë Maqedoninë e Veriut, raportojnë gazetat nga grupi mediatik “Funke”.

Sipas shtypit, grupi me rrezik të lartë do të përfshijë pjesë të Greqisë, përfshirë Kretën, Ishujt Jon dhe Egjeun jugor, pastaj pjesë të Irlandës, si dhe Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.


Ata që vijnë në Gjermani nga zonat me rrezik të lartë do të duhet të kalojnë karantinë dhjetë ditore. Kjo nuk vlen për personat që janë vaksinuar ose kanë certifikatë se janë shëruar. Nëse personat kanë një test negativ, izolimi mund të ndërpritet që në ditën e pestë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kaplohet nga zjarri ish-kinemaja në qendër të Prishtinës

Kaplohet nga zjarri ish-kinemaja në qendër të Prishtinës

Kronika e Zezë
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme
E goditi me sëpatë në kokë dhe disa herë në trup, paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e rëndë në Ferizaj

E goditi me sëpatë në kokë dhe disa herë në trup, paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e rëndë në Ferizaj

Drejtësi
Mbretëria e Bashkuar emëron diplomaten Karen Pierce të dërguar speciale për Ballkanin Perëndimor

Mbretëria e Bashkuar emëron diplomaten Karen Pierce të dërguar speciale për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Presidentja Osmani në SHBA: Me administratën e presidentit Trump synojmë thellimin e bashkëpunimit, përfshirë mbrojtjen dhe investimet strategjike

Presidentja Osmani në SHBA: Me administratën e presidentit Trump synojmë thellimin e bashkëpunimit, përfshirë mbrojtjen dhe investimet strategjike

Lajme
Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Lajme
Kalo në kategori