LAJMI I FUNDIT:

“Gjermania dhe Maqedonia arrijnë marrëveshje për njohjen e lejeve të vozitjes”

“Gjermania dhe Maqedonia arrijnë marrëveshje për njohjen e lejeve të vozitjes”

Marrëveshja dypalëshe mes Maqedonisë dhe Gjermanisë për njohjen e ndërsjellë të lejeve të vozitjes, është arritur, njofton “Deutsche Welle”. Sipas burimeve të njëjta, janë larguar pengesat e fundit dhe me këtë shtetasit e Maqedonisë që jetojnë në Gjermani, lejet e tyre të vozitjes do të mund t’i shfrytëzojnë edhe atje.

Kjo është me rëndësi të veçantë për shtetasit e Maqedonisë, të cilët janë shpërngulur atje, por edhe për ata të cilët udhëtojnë vazhdimisht për në Gjermani, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shtetet nga Ballkani të cilat nuk janë anëtare të BE-së, kanë nënshkruar marrëveshje dypalëshe për rregullimin e kësaj çështje. Serbia dhe Bosnja e Hercegovina një kohë të gjatë kanë pasur marrëveshje të tillë, ndërsa Maqedonia nuk e kishte.


Bisedimet mes ministrive kompetente nga Berlini dhe Shkupi, për rregullimin e çështjes së njohjes së lejeve të vozitjes kanë filluar para një dekade, gjegjësisht në vitin 2007.

Qytetarët e Maqedonisë në Gjermani vitin e kaluar inicuan një peticion online, me qëllim që të përshpejtohet njohja e lejeve të vozitjeve nga shteti gjerman.

Tani mbetet që Ministria e Transportit dhe ajo e Punëve të Brendshme në Maqedoni dhe Ministria e Komunikacionit në Gjermani ta detajizojnë tekstin e marrëveshjes, dhe përfundimisht të nënshkruhet. Nga MPB presin që kjo çështje të mbyllet në takim koordinues, i cili është planifikuar më 19 shkurt./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Moti për pesë ditët e ardhshme

Moti për pesë ditët e ardhshme

Lajme
Distributorët farmaceutikë: Vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë rrezikojnë furnizimin me barna në Kosovë

Distributorët farmaceutikë: Vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë rrezikojnë furnizimin me barna në Kosovë

Lajme
Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”

Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”

Lajme
Kalo në kategori