Gjermania është një model i posaçëm i mbështetjes së Kosovës në segmentet më të rëndësishme, të cilat afrojnë edhe më tej urat e bashkëpunimit në mes të dy shteteve, ka deklaruar presidenti Fatmir Sejdiu pas takimit që pati të mërkurën me Norbert Lammert, kryetar i Parlamentit të Gjermanisë – nga i cili mori premtimin se Gjermania do të angazhohet që shtetet e BE-së që ende nuk e kanë njohur vendin tonë, të bëjnë një gjë të tillë.
Bashkëpunimi në interes të të dyja palëve – sipas Sejdiut – do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe miqësia në mes të Gjermanisë Federale dhe Republikës së pavarur të Kosovës do të ngrihet në nivelin më të lartë”.
Ndërkaq Lammert theksoi se, vizita e tij në Kosovë është shprehje e interesimit të Gjermanisë për Kosovën. “Vizita ime në Kosovë është shprehje e interesimit të Republikës së Gjermanisë për zhvillimet ekonomike, politike dhe sociale në Kosovë, një vit nga shpallja e pavarësisë së Kosovës”, theksoi Lammert, i cili gjatë qëndrimit të tij në Kosovë do t’i vizitojë edhe trupave gjermane në kuadër të KFOR-it në Kosovë.
Më tej, ai theksoi se brenda një viti Kosovën e kanë njohur mbi 50 vende, shumica e vendeve të Bashkimit Evropian, dhe se në këto njohje posaçërisht të vendeve të BE-së ka ndikuar edhe angazhimi i Gjermanisë. “Ky angazhim do të vazhdojë për të siguruar njohjen edhe nga vende të mbetura të BE-së, por edhe jashtë Bashkimit Evropian”, premtoi ai.
Gjatë takimit që kreu i Bundestagut gjerman zhvilloi me presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu është biseduar edhe për çështjen e arrestimit të tre agjentëve gjermanë nga organet policore kosovare, rast ky që në media vazhdimisht thuhej se ka përkeqësuar marrëdhëniet ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës.
Përgjigjja që dha Lamert nuk e mbështeti këtë: "Të dy u pajtuam se ky ka qenë një rast fatkeq që nuk është dashur të ndodhë. Rasti nuk ka reflektuar negativisht në marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve dhe nuk ka qenë pikë qëndrore referimi në raportet ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë. Po është e vërtetë që mua personalisht me ka shqetësuar fakti që arrestimi i tyre në disa media është interpretuar sikur ata të ishin kriminelë". /Telegrafi/DW/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMinistri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri
Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit
Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës