LAJMI I FUNDIT:

Gjermani, kosovari vrau gruan me 39 goditje me sëpatë, dërgohet në psikiatri

Gjermani, kosovari vrau gruan me 39 goditje me sëpatë, dërgohet në psikiatri

Një person kishte vrarë bashkëshorten e tij me 39 goditje me sëpatë dhe tani është dërguar në një spital psikiatrik.

Vendosjen e tij në psikiatri e ka urdhëruar Gjykatën rajonale e Bonit, bëjnë të ditur gjatë ditës së hënë mediat gjermane.

37-vjeçari nga Kosova ka qenë në një gjendje “çmendurie” kur e kreu krimin ndaj gruas së tij 28-vjeçare. Pasi që ai e kreu krimin në një gjendje të paaftësisë për tu dënuar, ai nuk ka mundur të akuzohej për vrasje.


Gruaja në Gjermani kishte ardhur vetëm gjashtë javë më parë nga Kosova.

Bashkëshorti i saj, i cili jetonte në Siegburg dhe punonte në një kuzhinë hoteliere, ishte shumë i bindur se bashkëshortja e tij mësuese e donte një person tjetër.

Në këtë proces ai i deklaroi si provë takime dhe diskutimet e të ndjerës, por të cilat, sipas Gjykatës nuk kanë ekzistuar kurrë.

I pandehuri kishte dëshmuar se ai ishte tallur dhe provokuar nga gruaja e tij, natën e 1 tetorit 2017, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Albinfo.ch. Ai kishte marrë një sëpatë dhe e ka goditur bashkëshorten në kokë dhe në qafë. Gruaja u mbulua me gjak dhe ndërroi jetë.

Kosovari ka vuajtur përkohësisht nga një ngacmim postraumatik, si refugjat i luftës. Gjendja e tij është diagnostifikuar 13 vite më parë dhe ishte trajtuar me barëra.

Në trend Lajme

Më shumë
Po udhëtonte drejt Londrës, udhëtarja nga Shqipëria kapet me 124 boksa cigare në Aeroportin e Prishtinës

Po udhëtonte drejt Londrës, udhëtarja nga Shqipëria kapet me 124 boksa cigare në Aeroportin e Prishtinës

Kronika e Zezë
Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Lajme
LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

Lajme
Numërimi i votave nga diaspora, Abdixhiku: Nuk arritëm rezultatin e menduar, por jemi rritur plot 70 mijë vota

Numërimi i votave nga diaspora, Abdixhiku: Nuk arritëm rezultatin e menduar, por jemi rritur plot 70 mijë vota

Lajme
LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Lajme
Numërimi i 66.31 për qind e votave me postë – LVV e para në 19 komuna përfshirë edhe ato me shumicë serbe, pasojnë LDK e PDK

Numërimi i 66.31 për qind e votave me postë – LVV e para në 19 komuna përfshirë edhe ato me shumicë serbe, pasojnë LDK e PDK

Lajme
Kalo në kategori