LAJMI I FUNDIT:

Gjermanët më shumë po i frikësohen Trumpit sesa coronavirusit

Gjermanët më shumë po i frikësohen Trumpit sesa coronavirusit

Gjermanët kanë më shumë frikë nga politika e presidentit amerikan, Donald Trump sesa coronavirusi, i cili shkatërroi ekonominë më të madhe evropiane, tregoi studimi i fundit i botuar sot.

Një sondazh mbi frikën më të madhe të gjermanëve, i kryer nga grupi i sigurimeve R&V në qershor dhe korrik, 53 për qind e të anketuarve kanë frikë se politika e presidentit amerikan mund ta bëjë botën më të rrezikshme, raporton reuters.

Në vendin e dytë dhe të tretë janë rritja e kostove të jetesës, situata ekonomike dhe kostot e taksapaguesve të BE-së, ndërsa rreth një e treta e të anketuarve thanë se ishin të shqetësuar se ata ose dikush që ata e njihnin mirë do të infektohen me coronavirus, transmeton Telegrafi.


Studimi nuk përfshiu se cili aspekt i politikës së Trumpit po i shqetëson më shumë gjermanët, por shkencëtari politik, Manfred Schmidt beson se ajo është politika e tij e jashtme.

“Pjesërisht një luftë tregtare me Kinën dhe një politikë e mundshme kundër aleatëve si Gjermania. Gjithashtu tërheqja e saj nga bashkëpunimi ndërkombëtar dhe konfrontimi me Iranin” tha Schmidt.

Ndryshe, theksojmë se rreth 2,400 të anketuar morën pjesë në hulumtim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian

Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian

Azia
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Presidenti i ri i Sirisë e quan planin e Trumpit për Gazën

Presidenti i ri i Sirisë e quan planin e Trumpit për Gazën "krim i rëndë" që pritet të dështojë

Botë
Policia italiane arreston 181 persona në përpjekje për të parandaluar ringjalljen e mafias në Sicili

Policia italiane arreston 181 persona në përpjekje për të parandaluar ringjalljen e mafias në Sicili

Evropa
Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Amerika
Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Amerika
Kalo në kategori