Shtëpia e famshme botuese gjermane S. Fischer Verlage ka blerë të drejtat e dramës "Lufta në kohën e dashurisë" të dramaturgut kosovar Jeton Neziraj.
Neziraj ditë më parë ka nënshkruar kontratën me S. Fischer Verlage, në të cilën, kjo e fundit, i merr të gjitha të drejtat për vënien në skenë, në radio televizion dhe mediume tjera, të dramës në Gjermani, Austri dhe pjesën gjermane të Zvicrës.
Kjo shtëpi botuese ka botuar, ndër të tjera, edhe disa prej romaneve e Kadaresë. Nga fusha e Teatrit, S. Fischer Verlage mbanë të drejtat e dramave të shumë autorëve botërorë, përfshi edhe Edward Albee, Woddy Allen, Samuel Beckett, Ariel Dorfman, Christopher Durang, Marguerite Duras, Margaret Edson, Sam Shepard etj.
"Konsideroj që është lajmi më i mirë që kam marrë deri më tash në karrierën time prej autori dramash. Përpos vlerës monetare, kjo kontratë, hapë mundësi të shumëfishta që drama të distribuohet dhe menaxhohet si është më së miri në tërë hapësirën gjermane" u shpreh Neziraj.
Drama pritet të përkthehet nga Joachim Röhm, i cili njihet nga përkthimet e tij të veprave të Kadaresë.
"Lufta në kohën e dashurisë" është shkruar në vitin 2007. Në tetor të po atij viti ka pasur prezantimin e parë në Kent të Londrës, nga Teatri Nomad. Sivjet ndërsa do të vihet në skenë nga Teatri Shqiptar në Shkup, ne regji te Kushtrim Bekteshit.
Përkthimit në gjermanisht i paraprijnë ai në anglisht, frëngjisht dhe bullgarisht.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit
Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës