Kur vjen puna e pushimeve e sidomos, qëndrimit tonë në ndonjë hotel është e rëndësishme të dimë se si të sillemi.
Ndonëse ne paguajmë për qëndrimin tonë, ne përsëri duhet të respektojmë politikat e caktuara të hotelit dhe të mos dëmtojmë pronën, shkruan Reader’s Digest.
Të qëndrosh në një hotel do të thotë të ndjekës disa rregulla bazë të mirësjelljes, higjienës dhe të ndërgjegjes.
Por, cilat janë ato gjëra që nuk duhet t’i bëni kurrë gjatë qëndrimit në hotel.
Nuk duhet t’i vidhni robdoshambërt
Nuk është nevoja që t’i merrni robdoshambërt e hotelit, përveç se është vjedhje direkte, nëse e bëni këtë mund të merrni tarifë të padëshiruar që duhet ta paguani.
E njëjta vlen për peshqirët, veprat e artit, pajisjet elektronike dhe gjërat e tjera.
Nëse thyeni diçka, mos gënjeni për këtë
Aksidentet ndodhin, por dëmtimi i diçkaje në dhomën tuaj dhe mbajtja e saj sekret nuk është thjesht një gabim i mirësjelljes; është një rrezik potencial për stafin ose mysafirët e ardhshëm.
Pra, nëse thyeni një gotë, për shembull, merrni pjesët dhe tregojini punonjësve të shtëpisë për të, në mënyrë që ata të bëjnë një kontroll të plotë për çdo gjë që mund të keni humbur.
Nëse prishni diçka më të shtrenjtë, si një televizor ose tabletë, raportojeni atë në tavolinën e pritjes, edhe nëse kjo do të thotë se rrezikoni të paguani për artikullin.
Kjo është një arsye e mirë për të bërë një inspektim të plotë të dhomës kur hyni për herë të parë në dhomë.
Nëse vëreni se diçka është prishur edhe para se të shpaketoni valixhen tuaj, raportoni menjëherë çdo problem. Më pas, lexoni se cilat flamuj të kuq duhet të keni kujdes për të shmangur qëndrimin në një hotel të keq.
Mos gatuani nëse nuk ka zonë të përshtatshme kuzhine
E kuptojmë se ndonjëherë dëshironi të kurseni para, por nëse dhoma e juaj nuk ka kuzhinë nuk duhet të përgatisni ushqim; merrni ndonjë sanduiç të ftohtë.
Gjithashtu, nuk duhet të merrni pajisjet për gatim me vete për t’i shfrytëzuar aty.
Nuk duhet të leni bizhuteri të vlefshme në valixhen tuaj dhe as në dollap
Shumica e hoteleve janë të sigurta. Dhe rrallë ndodhë që dikush të hyjë në dhomën e dikujt pa u detektuar. Por, mund të ndodh dhe kjo mund t’ju prish pushimin tuaj.
Mos lini gjëra të vlefshme ose bizhuteri dhe as para në valixhe dhe në dollap.
Nëse nuk mund t’i lini ato në shtëpi, atëherë vendosni në kasafortë.
Nuk duhet të pini duhan në një dhomë ku nuk ju lejohet
Nëse pini cigare në ballkonin e një dhome ku nuk lejohet duhani mund të gjobiteni.
Përpjekja për të shmangur rregullat duke ajrosur dhomën ose, më keq, duke mbuluar alarmin e tymit nuk funksionon kurrë. Dhe në rastin e ndërhyrjes së alarmit të tymit, është krejtësisht e rrezikshme.
Është e rëndësishme të ndiqni politikat e secilit hotel që shkoni; ose pyesni.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mund të hiqni njollat e verdha në rrobat e bardha me vetëm një përbërës
Këto janë 33 rekorde botërore të seksit

Stjuardesa sugjeron pse nuk duhet të duartrokitni pas aterimit të aeroplanit

Kulmi i kënaqësisë: Çka është super-orgazma dhe si munden femrat ta arrijnë klimaksin më shumë se 100 herë?

100 ushtrime të cilat mund t’i bëni me pesha deri në pesë kilogramë (Video)
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës