LAJMI I FUNDIT:

‘Gjenerali Armageddon’ i Rusisë shihet për herë të parë që nga rebelimi i mercenarëve të Wagner

‘Gjenerali Armageddon’ i Rusisë shihet për herë të parë që nga rebelimi i mercenarëve të Wagner

Një foto e publikuar në internet duket se tregon një gjeneral rus i cili nuk është parë në publik që nga rebelimi i grupit mercenar Wagner në qershor.

Bëhet fjalë për Sergei Surovikin i cili thuhet se ka qenë i afërt me shefin e Wagner, Yevgeny Prigozhin, i cili vdiq në një aksident aeroplani muajin e kaluar, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, ka pasur raporte se gjenerali Surovikin është duke u hetuar për bashkëpunim të mundshëm në kryengritje.


Por një foto që pretendon se tregon ish-komandantin rus në Ukrainë është publikuar tani në rrjetet sociale.

“Gjenerali Sergei Surovikin… I gjallë, i shëndetshëm, në shtëpi, me familjen e tij, në Moskë. Foto e bërë sot”, shkroi personazhi i njohur i medias ruse Ksenia Sobchak në një mbishkrim mbi foton në Telegram të hënën.

Jo, këto pamje nuk vërtetojnë se Vladimir Putin mori pjesë në funeralin e shefit të Wagner, Yevgeny Prigozhin
Lexo po ashtu Jo, këto pamje nuk vërtetojnë se Vladimir Putin mori pjesë në funeralin e shefit të Wagner, Yevgeny Prigozhin

BBC thotë se nuk e ka verifikuar ende vërtetësinë e fotos, e cila tregon një burrë me syze dielli duke ecur krah për krah me një grua që i ngjan gruas së gjeneralit, Anna.

E gazetari rus Alexei Venediktov shkroi veçmas në Telegram: “Gjenerali Surovikin është në shtëpi me familjen e tij. Ai është në pushim dhe në dispozicion të ministrisë së mbrojtjes”.

Mercenarët e Wagner-it tentuan një rebelim të shkurtër më 23 dhe 24 qershor, duke kërcënuar se do të marshonin drejt Moskës.

Dhe gjenerali Surovikin ishte parë për herë të fundit në publik në një video gjatë rebelimit duke u kërkuar forcave Wagner që të ndalonin veprimet e tyre.

Raportet e mediave ditë më vonë thanë se ai ishte arrestuar, por nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtar për vendndodhjen e tij.

Gjenerali u vu në krye të forcave ruse në Ukrainë në tetor, por u hoq tre muaj më vonë.

Ai fitoi një reputacion për brutalitetin gjatë operacioneve ruse në Siri, ku u bë i njohur si “Gjenerali Armagedon”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditje e rëndë për Donald Trumpin - gjykatësi amerikan ia bllokon një prej urdhrave kryesore ekzekutive

Goditje e rëndë për Donald Trumpin - gjykatësi amerikan ia bllokon një prej urdhrave kryesore ekzekutive

Amerika
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Botë
Britania kundër idesë së Trumpit: Nuk do të lejojmë zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza

Britania kundër idesë së Trumpit: Nuk do të lejojmë zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza

Azia
Britania merr drejtimin e një funksioni të rëndësishëm nga SHBA-ja në raport me Ukrainën

Britania merr drejtimin e një funksioni të rëndësishëm nga SHBA-ja në raport me Ukrainën

Evropa
Ishulli i famshëm grek Santorini shpall gjendje të jashtëzakonshme

Ishulli i famshëm grek Santorini shpall gjendje të jashtëzakonshme

Greqia
Plani i Trumpit për kontrollin e Gazës, presidenti amerikan ripërsërit propozimin

Plani i Trumpit për kontrollin e Gazës, presidenti amerikan ripërsërit propozimin

Amerika
Kalo në kategori