Sëmundjet e tiroides, është shumë e rëndësishme që të mjekohen në mënyrë korrekte. Duhet pasur parasysh që këto sëmundje "maskohen" gjatë shtatzënisë, sepse sistemi imunitar (i cili luan rol në këto sëmundje), suprimohet gjatë shtatzënisë për ta mbrojtur frytin që po zhvillohet.
Ass. dr. Memli Morina, mr. sci
gjinekolog – obstetër
tel. 045 725 725
Pas lindjes ky efekt mbrojtës zhduket dhe rrjedhimisht ka tendencë që pas lindjes të manifestohen sëmundjet e tiroides tek gratë të cilat kanë pasur më herët probleme me tiroiden dhe tek ato që kanë rrezik të shtuar për këto sëmundje.
Gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies duhet të rritet marrja e jodit nga 150 në 250 mikrogram në ditë, por jo mbi 500 mikrogram në ditë. Hormonet e tiroides kanë funksion të komplikuar, por shumë të rëndësishëm në ciklin menstrual, në funksionin e vezoreve dhe në përgjithësi në sistemin endokrin.
Gjëndra tiroide gjendet nën lëkurë në pjesën e përparme të qafës. Ka dy krahë, ka formën e fluturës dhe është një nga organet që furnizohet më së shumti me gjak. Pasi që gjendet nën lëkurë, nëse ajo rritet kjo mund të vërehet me sy ose mund të preket.
Për të zbuluar sëmundjet e tiroides mund të bëhet ekzaminimi me ultrazë i gjëndrës tiroide, përcaktimi i nivelit të hormoneve të saj në gjak, mund të bëhet punksioni i gjëndrës dhe scintigrafia. Hipertiroidizmi dhe hipotiroidizmi gjatë shtatzënisë diagnostikohen në bazë të simptomave e shenjave klinike, me ekzaminim fizik dhe përmes analizës së gjakut ku përcaktohet niveli i TSH (thyroid-stimulating hormone) dhe T4, kurse për hipertiroidizmin edhe i T3.
Gjëndra endokrine prodhon hormonet T3 dhe T4. Sekretimi i këtyre hormoneve rregullohet nga hipofiza që është një gjëndër e cila gjendet në tru. Hormonet T3 dhe T4 e rregullojnë shpejtësinë e metabolizmit. Nëse këto hormone prodhohen më pas se ç’duhet, atëherë ngadalësohet edhe metabolizmi (ndonjëherë edhe deri në 40%), kurse nëse sekretohen me tepricë, atëherë metabolizmi shpejtohet deri në 100%.
Nga funksioni i tiroides varet zbërthimi i proteinave, metabolizmi i yndyrave dhe karbohidrateve, funksioni i trurit si dhe zhvillimi i organizmit në tërësi, përfshirë frymëmarrjen, të fjeturit, tretjen e ushqimit, aktivitetin e trurit dhe funksionin e gjëndrave tjera.
Nëse keni hiper ose hipotiroidizëm ju duhet të keni kujdes të shtuar mjekësor, sidomos gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë. Ndonjëherë, në fillim të shtatzënisë mund të keni simptome sikur të hipertiroidizmit. Konsultohuni me mjekun nëse keni rrahje të shpejta të zemrës, nëse humbni në peshë dhe nëse keni vjellje të vazhdueshme.
Është shumë e rëndësishme që nëse i keni këto çrregullime të përcilleni përpara dhe gjatë gjithë shtatzënisë dhe nëse është e nevojshme të përshtatet mjekimi. Nëse nuk mjekohen sëmundjet e tiroides, mund të shkaktojnë në mes tjerash edhe aborte, lindje të parakohshme, shtypje të lartë të gjakut dhe preeklampsi si dhe peshë të ulët në lindje.
Problemet lindin atëherë kur funksioni i tiroides zvogëlohet (që quhet hipotireozë) ose kur funksioni i saj rritet (hipertireoza):
A. Hipotireoza shfaqet atëherë kur zvogëlohet sekretimi i T3 dhe T4 ose kur këto hormone prodhohen aq sa duhet, por organizmi i shkatërron, sepse i konsideron si të rrezikshme. Kjo e fundit është sëmundje autoimune dhe quhet tireoiditis Hashimoto. Hipotiroidizmi mund të fshehët pas një shtatzënie, sepse simptomat e hipotiroidizmit si lodhja ekstreme dhe shtimi në peshë ndodhin edhe normalisht gjatë shtatzënisë. Tek gratë problemet me tiroiden shfaqen pas moshës 40 vjeçare, por ndonjëherë edhe më herët.
Shenjat tjera janë: kapsllëku, problemet me mbamendje dhe me përqendrim, mostolerimi i të ftohtit, ngërçet e muskujve, lodhja, plogështia, shtimi në peshë, problemet me tretje, lëkura është e zbehtë dhe e thatë, çrregullimi i ovulacionit dhe enjtja e fytyrës dhe e gjymtyrëve.
Nëse nuk mjekohet mund të shkaktojë sëmundje të zemrës dhe probleme psikike. Problem paraqet fakti se simptomat shfaqen ngadalë dhe të sëmurët “mësohen” me këto simptome dhe me kalimin e kohës i konsiderojnë si normale dhe nuk e kërkojnë ndihmën e mjekut. Hipotireoza mjekohet duke dhënë hormone sintetike, më së shpeshti levotiroksinë. Doza tek secila paciente përshtatet individualisht deri sa të mbërrihet niveli normal i hormoneve. Këto hormone duhet të merren edhe gjatë shtatzënisë, ndonjëherë edhe në dozë të shtuar, sepse gjatë shtatzënisë rritet nevoja për tiroksinë. Ky mjekim është i sigurt si për nënën ashtu edhe për beben.
Hipotiroidizmi trajtohet me hormonin sintetik që quhet levotiroksinë i ngjashëm me T4 që prodhohet nga tiroidja. Doza e levotiroksinës caktohet në fillim të shtatzënisë dhe më pas funksioni i tiroides monitorohet çdo 4-6 javë gjatë gjithë shtatzënisë. Nëse ju merrni levotiroksinë dhe më pas mbeteni shtatzënë, ju duhet ta informoni mjekun se jeni shtatzënë, sepse doza e levotiroksinës duhet të rritet për të plotësuar nevojat e shtuara për hormone të tiroides gjatë shtatzënisë.
Mos i pini multivitaminat prenatale brenda 3-4 orëve pasi që keni marrë levotiroksinën, sepse hekuri dhe kalciumi që gjendet në vitaminat prenatale e bllokon përthithjen e hormonit të tiroides nga organizmi.
Nuk ka kundërindikacion për dhënien e tiroksinës gjatë shtatzënisë. Nëse hipotiroidizmi diagnostikohet para shtatzënisë, rekomandohet që doza e tiroksinës të jetë aq e lartë për ta mbajtur vlerën e TSH jo më të lartë se 2.5 mIU/L (përpara shtatzënisë). Është parë që gjatë shtatzënisë nevojat për tiroksinë rriten, prandaj duhet të përshtatet dhe të monitorohet doza e medikamentit. Gjëndra tiroide e frytit fillon funksionin rreth javës së 12 të shtatzënisë. Hormonet e tiroides luajnë rol në zhvillimin e trurit të frytit, prandaj ka shumë rëndësi që shtatzëna të ketë sasi normale të këtyre hormoneve. Mjekimi me tiroksinë ka si synim që vlera e TSH në tremujorin e parë të jetë nën 2.5 mIU/L, kurse 3 mIU/L gjatë tremujorit të dytë e të tretë.
B. Hipertiroidizmi jep shenja dhe simptome të cilat shfaqen edhe normalisht gjatë shtatzënisë si për shembull frekuenca e rritur e zemrës, mostolerimi i temperaturave të larta dhe lodhja. Shenjat tjera janë ritmi i çrregullt i zemrës, nervozizmi, nauzea dhe vjellja e vazhdueshme, dridhja e duarve, problemet me të fjeturit, rënia në peshë ose mosshtimi normal i peshës gjatë shtatzënisë.
Shkaku më i shpeshtë i hipertiroidizmit gjatë shtatzënisë është çrregullimi autoimun që quhet sëmundja Graves. Në këtë rast organizmi prodhon kundërtrupa të cilat quhen TSI (thyroid-stimulating immunoglobulin) dhe e stimulojnë gjëndrën tiroide që të prodhojë hormone në sasi tê tepërt. Pra, në këtë rast organizmi gabimisht i sulmon qelizat e gjëndrës tiroide dhe si pasojë prodhohen më pak hormone të tiroides.
Trajtimi i hipertiroidizmit tek shtatzënat duhet të bëhet me një medikament antitiroid që e pengon prodhimin e hormoneve të tiroides. Zakonisht gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë jepet propiltiouracili ose PTU dhe, nëse është e nevojshme, edhe metimazoli pas tremujorit të parë. Rrallëherë kur këto medikamente nuk kanë efekt ose kur gratë kanë shumë efekte anësore, atëherë mund të hiqet me operacion një pjesë e gjëndrës tiroide. Pra, medikamenti i preferuar gjatë shtatzënisë është propiltiouracili; metimazoli është medikament i rendit të dytë edhe pse nuk dihet me siguri se a shkakton probleme te fetusi (aplazia e lëkurës, atrezia e koanave). Hipertiroidizmi mund të përkeqësohet në tre muajt e parë pas lindjes, prandaj mund të ketë nevojë që të rritet doza e medikamenteve.
Trajtimi i sëmundjes Graves gjatë shtatzënisë ndryshon, sepse gjatë shtatzënisë nuk mund të jepet jodi radioaktiv, kurse intervenimi kirurgjik duhet të shmanget sidomos në tremujorin e parë dhe të tretë të shtatzënisë (për shkak të mundësisë së indukimit të abortit). Pasi që shtatzënia e ul përgjigjen imunitare të organizmit, atëherë barnat antitiroide mund të jepen në dozë më të ulët se sa më parë kur nuk keni qenë shtatzënë. Barnat antitiroide e kalojnë placentën dhe kalojnë në qarkullimin e gjakut të frytit , prandaj dozat e larta të këtyre medikamenteve mund të ndikojnë në tiroiden e frytit. Rekomandohet që tek shtatzënat që marrin medikamente antitiroide të përcillet funksioni i mëlçisë.
Rekomandohet që skriningu për sëmundjet e tiroides të bëhet të gratë me rrezik të shtuar si: gratë që kanë pasur më parë sëmundje të tiroides ose operacion në tiroide, ato me gushë, ato që kanë anamnezë familjare, ato që kanë kundërtrupa ndaj tiroides, gratë me sëmundje tjera autoimune, gratë që kanë shenja e simptoma që sugjerojnë për disfunksion të tiroides dhe gratë që kanë pasur rrezatim të kokës apo qafës (për shkak të sëmundjeve tjera). Skriningu bëhet duke matur vlerën e TSH.
Pacientet, qoftë me hiper ose me hipotiroidizëm, mund të kenë probleme me fertilitetin. Hipotiroidizmi subklinik mund të shkaktojë infertilitet dhe aborte. Poashtu, edhe gratë e edhe burrat më sëmundje të pamjekuara të tiroidesë shpeshherë kanë zvogëlim të dëshirës për marrëdhënie seksuale (ulje e libidos).
Hiper ose hipotiroidizmi mund të shkaktojë infertilitetin mashkullor, pasi që për zhvillimin e spermatozoideve duhet që niveli i hormobeve të tiroidesë të jenë në vlera normale.
Një shkak tjetër i infertilitetit te pacientet me sëmundje të tiroides është insuficienca primare e vezoreve. Kjo është një sëmundje autoimune ku proteinat dhe leukocitet në gjakun e pacientes i sulmojnë vezoret e pacientes. Rrjedhimisht vezoret tkurren, nuk ovulojnë, shkaktohet menopauza e parakohshme me infertiliteti.
Menstruacionet janë më të shtuara te hipotiroidizmi dhe më të pakta te hipertiroidizmi. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian