LAJMI I FUNDIT:

Gjendja e komunikacionit në Maqedoni

Gjendja e komunikacionit në Maqedoni

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton qytetarët se për shkak të mjegullës në disa lugina të vendit, është ulur shikueshmëria në komunikacion në 100-150 metër, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shikueshmëria është ulur në rrugët Kumanovë-Kriva Pallankë, pastaj Negotinë-Demir Kapi, Shkup-Katllanovë dhe Shkup-Milladinoc.

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në korsi të thata, kurse në vendet malore rrugët janë të lagështa vende-vende. Dendësia e komunikacionit në hapësirat jashtë qyteteve është mesatare, ndërkaq në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata.


LAMM-ja udhëzon shoferët të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes dhe të respektojnë sinjalistikën. Rrokullisje gurësh mund të shfaqen nëpër gryka dhe ngushtica mali./Telegrafi/