LAJMI I FUNDIT:

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë, rasti po hetohet

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë, rasti po hetohet
Foto: Ilustrim

Një person është gjetur pa shenja jete të enjten rreth orës 05:30, në Prishtinë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.


“Është raportuar se një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/