LAJMI I FUNDIT:

Gjendet trupi i pajetë i “Rambos belg”, këtë snajperist e kërkuan për një muaj ushtria dhe policia – kufomën e gjetën kalimtarët e rastit në pyll

Gjendet trupi i pajetë i “Rambos belg”, këtë snajperist e kërkuan për një muaj ushtria dhe policia – kufomën e gjetën kalimtarët e rastit në pyll

Trupi i pajetë i Jurgen Conings, ushtarit të arratisur pas të cilit ishte vënë policia belge për më shumë se një muaj, është gjetur në parkun nacional “Hoge Kampen”.

Kufomën e Coningsit e zbuluan kalimtarët e rastit në një zonë malore jo larg Dilsen-Stokem. Sipas indikacioneve të para – ai ka kryer vetëvrasje, transmeton Telegrafi.

46-vjeçari, të cilin mediat e quanin “Ramboja belg”, ishte zhdukur më 17 maj pasi që nga kazerma ku ishte i stacionuar, u arratis pasi vodhi katër raketa anti-tank, mitraloz dhe revole.


Në një letër që e ka lënë, ka përpiluar një listë me emrat e 10 persona që nuk dëshironte t’i likuidonte. Në atë listë, ka qenë virologu belg Mark Van Ranst dhe ministrja e Mbrojtjes, Lidvin Dedonde.

Kundër Coningsit kishte filluar kërkimi masiv që e kishte zhvilluar policia dhe ushtria belge, duke e kërkuar nëpër parkun nacional.

Ai ka lënë pas vetes karrierën 30-vjeçare ushtarak si ekspert i snajperistëve, e së fundmi kishte filluar në profilin e tij në Facebook të publikojë kërcënime dhe komente raciste. Për këtë ai ishte dërguar në komisionin disiplinor, por megjithatë i është lejuar të mbajë armë.

E pasi u zhduk, kundërzbulimi ushtarak zbuloi se ai gjendej në listën e ekstremistëve të djathtë. Gjithashtu nga ky shërbim inteligjent ai është cilësuar si njeri i rrezikshëm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Botë
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Kalo në kategori