LAJMI I FUNDIT:

Gjendet pa shenja jete një 51 vjeçar në Prishtinë

Gjendet pa shenja jete një 51 vjeçar në Prishtinë

Një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë.

Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Bill Cliton në Prishtinë, është një person i shtrirë në tokë. Menjëherë në vend ngjarje kanë dalë njësitet e nevojshme policore si dhe ekipi mjekësor i cili ka konfirmuar vdekjen e tij”, ka thënë Ahmeti.


Ajo ka treguar se bëhet fjalë për viktimën mashkull E.L 51 vjeç, dhe se aktualisht hetuesit policor janë duke marrë veprimet e nevojshme për të zbardhur të gjitha rrethanat që lidhen me këtë rast. /Telegrafi/