LAJMI I FUNDIT:

Gjendet një granatë e pashpërthyer në Prishtinë

Gjendet një granatë e pashpërthyer në Prishtinë
Foto: Ilustrim

Gjatë renovimit të një apartamenti në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë raportohet se është gjetur nga punëtoret në banjë nën kadë një mjetë i dyshuar shpërthyes.

Sipas raportit 24-orësh, mjeti i dyshuar është siguruar nga policia.

Po ashtu, njësiti për deminim “EOD” nga FSK-ja, ka identifikuar mjetin shpërthyes granat dore M-75, e cila është tërhequr pa asnjë problem nga vendi i ngjarjes. /Telegrafi/