LAJMI I FUNDIT:

Gjendet Arben Beselica – ishte raportuar i zhdukur ditë më parë

Gjendet Arben Beselica – ishte raportuar i zhdukur ditë më parë

Është gjetur Arben Beselica nga Komuna e Prishtinës, i cili ishte raportuar i zhukur ditën e hënë.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e Arbenit.

Zhdukja e 30 vjeçarit në Prishtinë, policia po trajton rastin
Lexo po ashtu Zhdukja e 30 vjeçarit në Prishtinë, policia po trajton rastin

Ata kanë shprehur falënderim për Policinë e Kosovës, mediat, dhe të gjithë qytetarët që shprehën gatishmërinë për gjetjen e tij.


Ndërsa Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, ka bërë të ditur se gjendja shëndetësore e Arbenit është e mirë.

“Pas angazhimit të panderprer nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, Policisë së Kosovës dhe qytetarëve u bë e mundur gjetja e Arben Beselica i zhdukur nga data 08.10.2023. Arbeni është në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftim.

30-vjeçari ishte raportuar i zhdukur që nga e hëna, ndërsa rasti ishte lajmëruar edhe në Polici./Telegrafi/