LAJMI I FUNDIT:

Gjatë vjedhjes harron të bijën

Gjatë vjedhjes harron të bijën

Pasi që ka vjedhur kozmetikë të shtrenjtë, një hajneshë ka ikur me to duke harruar tërësisht se ‘në punë’ kishte marrë edhe vajzën e saj gjashtëvjeçare, të cilën e ka harruar në dyqan.

Birgit Mahler ka futur kozmetikë me vlerë prej 100 eurosh në çantën e saj dhe është nisur drejt daljes së dyqanit pa e paguar atë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin gjerman Sonthofen.

Mirëpo, para daljes nga dyqani është aktivizuar alarmi, e kur e ka dëgjuar hajnesha ka filluar të vrapojë rrugës teposhtë, para se personeli të arrinte të reagojë.

Për fat të keq të saj, kishte harruar bijën e saj gjashtëvjeçare, e cila ka qëndruar në dyqan e vetme dhe e hutuar duke pyetur se ku i kishte humbur e ëma.


Personeli i dyqanit kishte thirrur policinë, dhe më pas policia së bashku me punëtorin social kanë dërguar fëmijën në stacionin policor.

"Babai i fëmijës pas një kohe të caktuar ka ardhur në stacion të paraqes humbjen e saj, dhe ka qenë shumë i befasuar kur i kanë treguar se si kishte humbur fëmija i tij", ka deklaruar zëdhënësi i policisë.

"I kemi të gjitha të dhënat e duhura për të ëmën, dhe atë do ta marrim në pyetje për këtë ngjarje të pamëshirshme”, ka thënë ai.