LAJMI I FUNDIT:

Gjatë qëndrimit në burg fiton një milion euro

Gjatë qëndrimit në burg fiton një milion euro

Njëri prej lobistëve më të njohur polakë, Marek Dohnal, gjatë tre vjetëve të kaluar në burg nuk ka humbur kohë por ka bërë tregti në bursa dhe ka fituar gati një milion euro "të buta".

Dohnal para pak kohe ka dalë nga burgu, ku ka qenë prej shtatorit të vitit 2004, për shkak të akuzave për involvim në një skandal të madh korrupsionit dhe pastrim parash.

Skandali në publik ka depërtuar ashtu që aksionet në bursë ai i ka blerë e shitur me aprovimin e hetuesisë, ndërsa më të dalë nga burgu ai madje është ankuar për zvarritjen e hetuesisë për të dhënë aprovimin, sepse sipas tij, gjoja se po të ishin ata më të shpejtë, ai do të mund të fitonte shumë më shumë, shkruajnë mediat polake.