Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Inovacionit ka organizuar takim publik me institucione, organizata dhe grupe të ndryshme interesi, me qëllim të diskutimit dhe marrjes së komenteve lidhur me Draft strategjinë për arsim 2022-2026.
Në këtë takim, kryesuesi i ekipit hartues nga MASHTI, Haki Sfishta, tha se buxheti për këtë strategji arrin koston totale 322.8 milionë euro, ndërsa ka shtuar se në buxhetin e vitit 2023 është aprovuar edhe një buxhet prej 6 milionë eurove për digjitalizim.
Sfishta tha se gjatë këtij muaji pritet të finalizohet strategjia, e cila ka pesë objektiva.
Në kuadër të strategjisë 2022-2026 do të jenë 5 objektiva strategjike: rritja e përfshirjes dhe qasjen e barabarte për edukimin në fëmijërinë e hershme, arsimi para universitar, aftësimi profesional, arsimi i lartë dhe digjitalizimi i arsimit. Ndërsa ka shtuar se kanë synim të arrijnë rritjen e numrit të arsimit parashkollor dhe ngritjen e çerdheve.
“Faza e përgatitjes së dokumentit ka filluar në gusht dhe kemi punuar në analizën e gjendjes në periudhën tetor-nëntor dhe gjatë analizës janë shqyrtuar gjitha të gjeturat dhe që kanë nevojë të përfshihen në dokumentin e ardhshëm. Më vonë është përcaktuar vizioni, sistemi i objektivave në grupet punuese… dhe presim që gjatë këtë muaji të finalizohet strategjia dhe të aprovohet në Qeveri”, tha ai.
Ndërkaq zëvendësministri i MAShTI-t, Dukagjin Pupovci, tha se draft strategjia është në linjë me dokumentet ndërkombëtare që paraqesin bazë për ndërtimin e politikave arsimore ne vend, raporton kp.
Lirie Lokaj, nga GIZ-i gjerman, tha se Qeveria gjermane është e fokusuar në punësimin e të rinjve dhe orientimin e tyre në tregun e punës.
“Qeveria Gjermane është e fokusuar në rritjen e punësimit te të rinjve përmes përmirësimit, orientimit në karrierë, përfshirjes së shtuar së sektorit privat në arsim dhe aftësim profesional dhe në përgjithësi orientim më të mirë në tregun e punës për të rinj…
Sot ne kemi para vetes një version pothuajse final të strategjisë dhe uroj që të përfitojnë të gjithë sa më shumë nga ky takim duke ofruar kontributet tona të çmueshme, finale të cilat do të pasurojnë dhe perfeksionojnë me tepër këtë dokument. Ne si GIZ do të qëndrojmë të përkushtuar dhe pranë partnerit tanë, pranë ministrisë arsimit edhe në vitet e ardhshme duke kontribuuar në zbatimin e kësaj strategjie”, tha ajo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës