LAJMI I FUNDIT:

Gjatë javës Qeveria procedon në Kuvend Marrëveshjen për Demarkacionin

Gjatë javës Qeveria procedon në Kuvend Marrëveshjen për Demarkacionin

Gjatë kësaj jave, ose  në fillim të javës së ardhshme, Qeveria e Kosovës do ta procedojë në Kuvendin e Kosovës, Marrëveshjen për Demarkacionim me Malin e Zi.

Kryeministri Mustafa nesër kthehet nga vizita zyrtare në Bruksel dhe menjëherë pas kthimit do të mbledh kabinetin qeveritar  ku do të shqyrtojë  Marrëveshjen për Demarkacionin, të vilën do ta procedojë në Kuvend.

“Menjëherë pas kthimit nga Brukseli, kryeministri Isa Mustafa do të harmonizojë qëndrimet me partnerët e koalicionit dhe në fund të kësaj jave apo në fillim të javës së ardhshme Qeveria e Kosovës do ta procedojë në Kuvendin e Kosovës, Marrëveshjen për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi”,  kanë konfirmuar nga Zyra e Kryeministrit për Telegrafin.


Pas procedimit nga Qeveria, pritet që Kuvendi gjatë javës së ardhshme të mblidhet dhe ta shqyrtojë Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi. /Telegrafi/