LAJMI I FUNDIT:

Gjatë 24 orëve të fundit, gjashtë raste të dhunës në familje

Gjatë 24 orëve të fundit, gjashtë raste të dhunës në familje

Policia ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, ka pasur disa raste të dhunës në familje ku kryesisht janë sulmuar bashkëshortet, por ka edhe raste që janë sulmuar nëna, vajza, djali e vëllau.

Sipas Policisë, në Lipjan, është arrestuar një person i komunitetit serb, pasi i njëjti ka maltretuar fizikisht dhe psiqikishtë bashkëshorten dhe vajzën e tij serbe.

Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa, i dyshuari me urdhër të prokurorit pas ndaljes në ndalim policor i cili ishte nën ndikim të alkoolit është liruar. Rasti vazhdon të hetohet.


Në Lipjan edhe i dyshuari i komunitetit boshnjak, pas një mosmarrëveshje e kanosur verbalishtë nënën dhe vëllain e tij.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

Po në Lipjan një person e ka sulmuar viktimën femër derisa ishte në një market. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

Kurse në Komoran të Drenasit, është sulmuar një person, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht djalin e tij.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar n procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar.

E në Pejë, një shtetase e Shqipërisë, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga djali i saj. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.

Ndërsa, në Rahovec, është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje  e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Viktima është dërguar në spitalin Gjakovës për trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje . Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Drejtësi
Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë

Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë

Lajme
Emisari i ri i dialogut bisedon ndaras me Bislimin dhe Petkoviqin, merr ftesa për vizita në Kosovë e Serbi

Emisari i ri i dialogut bisedon ndaras me Bislimin dhe Petkoviqin, merr ftesa për vizita në Kosovë e Serbi

Politikë
Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Lajme
Kalo në kategori