LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë vjet burg për vjedhje të 20 dollarëve

Gjashtë vjet burg për vjedhje të 20 dollarëve

Plaçkitësi veçmë i dënuar katër herë sërish është shpallur fajtorë në gjykatën e Sheboyganit të shtetit amerikan Wisconsin si fajtorë për plaçkitje dhe si kriminel i cili përsërit vjedhjet. Paratë e fundit i ka vjedhur nga në vajze dyvjeçare.

Amerikani është dënuar me gjashtë vjet burg pasi që i ka vjedhur 20 dollarë nga arka e kursimeve të një vajze dyvjeçare.

Gazeta “The Sheboygan Press” ka njoftuar se gjykatësi ka thënë se 31-vjeçari Ryan Mueller ka hyrë me forcë në një shtëpi në muajin gusht të vitit 2007 dhe ka vjedhur arkën e kursimeve të një vajze dyvjeçare derisa ajo po flinte.

E ëma e vogëlushes është futur në dhomë dhe e ka zënë Muellerin duke kryer këtë akt qyqar.


Plaçkitësi do të shërbejë dënimin e dhënë pasi që të ketë kryer obligimet e tija për një plaçkitje tjetër të mëhershme gjithashtu prej gashtë vitesh burgim.