Në Shqipëri, gjashtë pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid-19 kanë ndërruar jetë. Lajmi bëhet publik nga Ministria e Shëndetësisë, e cila thotë se janë zbuluar edhe 493 raste të reja.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 327 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.
Ndërkohë, 557 qytetarë të tjerë janë shëruar duke e çuar numrin në total në 89,456, që nga fillimi i epidemisë.
Qarku më i prekur në vend nga pandemia vazhdon të jetë Tirana, e cila në bazë ditore raporton numrin më të lartë të të vdekurve dhe rasteve pozitive, kjo pasi kryeqyteti ka dhe numrin më të lartë të popullsisë.
Si pasojë e pandemisë Covid-19, Shqipëria numëron në total 2210 të vdekur, ndërsa shqetësues mbetet numri i rasteve aktive në 12 qarqe.
Procesi i vaksinimit vijon që nha 11 janari, ndërsa kryeministri Edi Rama është shrpehur se deri ën qershor do vaksinohen 500 mijë qytetarë.