LAJMI I FUNDIT:

Gjakovari dhe dy katundarët me veshje kombëtare (Foto)

Gjakovari dhe dy katundarët me veshje kombëtare (Foto)

Treshja e aktorëve të serialit “O sa mirë”, Edi Kastarati, Jeton Zogiani dhe Xhevdet Jashari, kanë realizuar një foto me veshje kombëtare.

Fotografia është postuar në Instagram nga Xhevdeti, i njohur si Arifhikmeti i serialit, i cili përmes saj ngacmon kolegun e tij, gjakovarin, duke thënë se është fotografuar me dy katundarët.

“Ai @edikastrati me dy katunaret @jetonzogiani @xhevdet_jashari”, ka shkuar ai sipër fotografisë, raporton Telegrafi.


Kujtojmë se seriali “O Sa Mirë” është një projekt mbarëkombëtar, ku aktorë nga troje të ndryshme shqipfolëse luajnë rolet duke përfaqësuar qytetet e tyre, me tregimin që shoqëron ngjarje të ndryshme në një shkollë “elitare” shqiptare.

Nga treshja e fotografisë, dy “katunarët” vijnë nga Tetova dhe Drenica, derisa qytetari, kuptohet, vjen nga Gjakova. /Telegrafi/