LAJMI I FUNDIT:

Getinjo vendos të mos postojë foto deri në publikimin e projektit të ri

Getinjo vendos të mos postojë foto deri në publikimin e projektit të ri

Reperi i talentuar, Getinjo, ka marrë një vendim mjaft të çuditshëm.

Ai që prej largimit nga On Records nuk ka publikuar ende asnjë projekt të ri.


Edhe pse gjenden në mes të një procesi gjyqësor me ish menaxherin e tyre, Met Elshani i cili kërkon një milion euro dëmshpërblim, është Getinjo ai që ka bërë paralajmërimin e radhës.

Duke pohuar se nuk do të postojë më fotografi deri në projektin e ri, ai kështu konfirmon punën për prurjen e re.

Nuk dihet nëse kënga e re e Getinjos do të jetë ndonjë bashkëpunim, por që prej largimit nga On Records janë ralluar edhe koncertet për të.

Së fundmi projekt ka publikuar Mozziku me reperin Veysel, me të cilin po mban shumë koncerte në diasporë.

“Ti Amo” është shndërruar në hit në mesin e fansave, kurse në trojet shqiptare ende nuk ka mbajtur koncerte reperi nga Ferizaji.

/Telegrafi/