LAJMI I FUNDIT:

Gërkovska: Institucionet kompetente ta bëjnë detyrën e tyre që të kemi sistem rezistent ndaj korrupsionit

Gërkovska: Institucionet kompetente ta bëjnë detyrën e tyre që të kemi sistem rezistent ndaj korrupsionit

Analizë e hollësishme e gjetjeve nga raporti i fundit i Komisionit Evropian në pjesën e vlerësimit të situatës me korrupsionin në Maqedoninë e Veriut, ishte pikë kryesore e seancës së sotme të Organit Ndërsektorial për Koordinim të Aktiviteteve kundër Korrupsionit, me të cilën ka kryesuar zëvendësja e kryetarit të Qeverisë përgjegjëse për Politika të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska.

Përfaqësuesit e institucioneve të cilat janë pjesë e këtij organi koordinues kanë folur edhe për gjetjet dhe rekomandimet në raportin e KE-së dhe kanë informuar për hapat vijues dhe të ardhshëm të cilat i ndërmarrin në kuadër të kompetencave të tyre.

Siç bënë të ditur nga shërbimi për informim i Qeverisë, duke theksuar se raportet e Komisionit Evropian gjithnjë japin pasqyrë reale, zëvendëskryeministrja Gërkovska ka theksuar se të gjitha institucionet duhet seriozisht ta kuptojnë detyrën e tyre dhe të japin kontribut të drejtpërdrejtë që në afat sa më të shkurtë të përmirësohen situatat në lidhje me përballjen me korrupsionin.


“Qëllimin duhet ta kemi të gjithë të njëjtë. Të kemi sistem efikas rezistent ndaj korrupsionit dhe ndikim, sistem i cili funksionon në mënyrë të paanshme, sepse këtë e presin qytetarët. Nuk ka ndryshime radikale gjatë natës, por duhet, sa më shpejtë që është e mundur, çdonjëri në pjesën e integerencave të tij ta bëjë atë që është e nevojshme”, ka theksuar zëvendëskryeministrja Gërkovska.

Në atë drejtim, në takim ishin marrë konkulzione që deri më 15 dhjetor të bëhet mesatare e zgjidhjeve ligjore të cilat janë përgatitur, por janë bllokuar në procedurë kuvendore, mesatare e ndryshimeve të nevojshme të akteve ligjore dhe nënligjore nga kjo sferë, të definohen aktivitetet konkrete në afat të shkurt, të mesëm dhe të gjatë për çdo institucion, të cilët në praktikë do të prezantojnë plan veprimi për punën e Organit Ndërsektorial, si dhe të përgatiten kritere për transparencë në shfrytëzimin e mjeteve donatore dhe të projekteve të kredituara.

Në mbledhje, thuhet në kumtesë, kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të sektorit civil, të cilët në cilësinë e vëzhguesve e ndjekin punën e Organit Ndërsektorial.

Në trend Lajme

Më shumë
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Drejtësi
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori