LAJMI I FUNDIT:

General Motors, parashikon mijëra të pushuar nga puna

General Motors, parashikon mijëra të pushuar nga puna

Kompania amerikane e prodhimit të automobilave, General Motors në planin e saj të ristrukturimit, parashikon mijëra të pushuar nga puna, në SHBA, përveç mbylljes së impianteve

Për këtë çështje, presidenti dhe administratori i gjigantit të makinave të mërkurën në mëngjes pritet të mbajë një konferencë për shtyp në Detroit.

Aksionet e General Motors shënuan nivelin më të ulët në këto 50 vite.

Faktorët kryesorë që kanë ndikuar në rënien e aksioneve të kompanisë janë rënia e treguesve të shitjes së makinave dhe rritja e çmimit të karburantit.


General Motors ka humbur 15 përqind të vlerës së aksioneve.

Analistët nuk kanë përjashtuar mundësinë e falimentimit, nëse General Motors nuk siguron një sasi të konsiderueshme kapitali shtesë.