LAJMI I FUNDIT:

Gecaj: Vuçiq, drejtësi kërko në shtetin tënd

Gecaj: Vuçiq, drejtësi kërko në shtetin tënd

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj ka komentuar një deklaratë të kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiq, ku ka thënë se do të ishte e palogjikshme që Franca si një shtet ligjor të mos vepronte në përputhje me të drejtën.

“Franca si shtet ligjor z. Vuçiq, kishte vepruar plotësisht në përputhje me të drejtën atëherë kur kishte marrë vendim për përkrahjen e veprimeve ushtarake të NATO-s kundër shtetit më kriminal të pas-luftës së dyte botërore, pjesë e rëndësishme e të cilit ishit edhe ju vetë”, ka shkruar Gecaj në Facebook.

“Kërkimi i drejtësisë gjen strehë më së miri mu në Serbi, shtet i cili fatkeqësisht ende udhëhiqet nga ata të cilët përkrahën, planifikuan, por edhe ekzekutuan veprimet më kriminale në kontinentin evropian të pas Luftës së Dytë Botërore”, shton ai.


Më tej thekson se normalizimi i marrëdhënieve në mes dy shteteve Kosovës dhe Serbisë nuk bëhet me lojëra dinake bizantine në mes të Evropës siç është muri në Mitrovicën Veriore, “futja e hundëve” në punët e brendshme të shtetit të Kosovës, siç ishte rasti i fundit me Listën Serbe, por as me mbajtjen në fuqi të urdhër-arresteve tashme anakronike.

“Ky normalizim kërkon një mendësi tjetër, mendësi evropiane, mendësi e cila juve ju ka munguar shumë dhe po ju mungon edhe më shumë, kërkon përkushtim, reflektim dhe sinqeritet, karakteristika këto të cilat qartazi i mungojnë kësaj nomenklature të politikanëve serbë”, përfundon Gecaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

Sociale
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Kalo në kategori