U bë kohë, tanimë, që nuk më shkon mendja t’u hedh ndonjë sy komenteve të lexuesve në fund të shkrimeve të mia të publikuara në website të ndryshme. Kërshërinë e kam ende, ngaqë do të doja të dija se ç’mendojnë të tjerët lidhur me qëndrimet e opinionet që unë kam, por ideja se të shumtat e këtyre komenteve (rëndom të shkruara nga pak vetë, të cilët shfaqen me emra të ndryshëm) janë fyerje, shpifje e shfryrje gjithfarësoji të natyrës vulgare, ma largon këtë dëshirë. Do të ishte një ushtrim i kotë mazokist t’i lexoje ato komente.
Unë ia kam lejuar vetes një periudhë mazokizmi kësodore, por nuk m’u desh shumë kohë që të lodhesha nga kjo gjë. E kështu, çfarë shkruhet për mua, e injoroj. Madje, edhe kur më telefonon dikush për të më informuar “dashamirësisht” se çfarë është thënë mbi mua në një website të caktuar, nuk e lejoj ta bëjë këtë. Dhe nuk është se pres të marr vesh nëse janë komente pozitive apo negative. Jo, ia pres hovin qysh në fillim me fjalët: “Jo, faleminderit, komentet e lexuesve online janë gjëja e fundit që më intereson”. E di që nuk është e drejtë, pasi mes lexuesve ka dhe njerëz që bëjnë komente normale, nga të cilat kam se ç’të mësoj, por turbullimi që më provokojnë internautët rrugaçë është më i madh sesa kënaqësia që më japin komentet normale.
E çështja nuk është, kjo merret vesh, veç te një turbullim imi, apo i autorëve në përgjithësi. Çështja është që këto website kanë marrë formën e “mureve të haleve publike” – këtë krahasim e bënte italiani Beppe Severgnini në një artikull të publikuar dje në “Corriere della Sera” – brenda të cilave njerëzit, o për shkak të censurës, o për shkak të një morali të caktuar publik, o për shkak të një qasjeje të fëlligshtë të vetë këtyre, ndiheshin më të lirë për të shprehur ca mesazhe që nuk mund t’i shprehnin dot në publik. Ato mure halesh – po mbetem pak te kjo gjetje e Severgninit – kanë qenë një ngushëllim i përkryer e një terapi e shkëlqyer për ata që kanë pasur nevojë t’u japin një zë apo t’u hapin një portë daljeje lapërdhive të tyre të të gjitha llojeve. Vendin e atyre haleve e kanë zënë sot websitet, ku lexuesit e kanë mundësinë për t’u shfryrë si t’u vijë për mbarë, e në këtë mes qari është mbi të gjitha i atyre që, për një rrethanë, për një formim, a për një disponim të tyrin të lindur, kanë shumë zemërim me botën. Dhe nuk ka dyshim se kjo shfryrje u bën mirë. U bëhet gjak e dhjamë.
Mirëpo, ky “gjak e dhjamë” i tyre ka një kosto të madhe. Është një kosto që theksohet edhe prej motivimit të komentuesve perversë që, për arsye nga më të ndryshmet, e tejkalon disa fish motivimin e palës tjetër që, ashtu si puna ime, i kanë dhënë dum punës “të rrinë të tërhequr në shenjtërinë e tyre” e të mos i japin peshë kësaj dukurie. Mirëpo, është një dukuri që meriton vëmendje. Ne që bëjmë gazetari online nuk kemi në dorë që t’i bëjmë këta njerëz t’u rikthehen mureve të haleve ngaqë, edhe nëse u mbyllim dyert e website-ve tona, ata do të gjejnë llagëme të tjera në botën e web-it, ku mund të zbrazen. Por, ne duhet të mbrojmë gazetat tona online prej të gjitha përpjekjeve që bëhen për t’na i ndotur.
Komentet e ndyra, që nuk synojnë të merren me thelbin e çështjeve të shtruara në shkrimin e një autori të caktuar, duhen censuruar. OK, ne i jemi gëzuar shpikjes së web-it edhe ngaqë për shkak të tij kanë marrë zë njerëz që më parë nuk kanë pasur zë; kjo ka rritur, dhe e ka bërë më të njëmendtë, pjesëmarrjen në demokraci, gjë që nuk është një arritje e vogël, sidomos kur mbajmë parasysh ndonjë përthyerje që kjo shpikje ka pasur në jetën reale politike, e jo vetëm politike, në vende të ndryshme. Por, censurimi i komenteve të ndyra nuk e komprometon këtë arritje. Vështirë të besosh se, me këtë censurim, i bëhet ndonjë atentat demokracisë, apo të drejtave të njeriut, apo nevojës për transparencë të qeverisjes, apo kërkesës për llogaridhënie që ekziston ndaj atyre që kanë në dorë vendimmarrjen, apo vetë gazetarisë serioze e kështu me radhë. Jo, këto komente nuk kanë lidhje me këto kokëçarje të fundit.
Problemi me këta njerëz nuk qëndron vetëm te palavitë që u prodhon truri, por edhe te fakti që në mesazhet e tyre nuk bartin asnjë ide e nuk lënë të nënkuptohet asnjë dëshirë e tyrja për të marrë pjesë në një diskutim serioz e publik. Nëse do të kishin ide për të shprehur e nëse do të kishin dëshirë e aftësi, për të marrë pjesë në diskutime publike, do të bënin shkrime vetë e nuk do të mjaftoheshin me komente-pusi në fund të shkrimeve të të tjerëve. E, më në fund, problemi me këta njerëz qëndron edhe te fakti tjetër (që mua më duket me shumë rëndësi) që ata, në ndryshim nga ne që nxjerrim fytyrën në shesh, fshihen pas emrave të rremë. Siç shihet, “gara” mes tyre e autorëve publikë është jo vetëm një garë e kotë dhe e padrejtë, por edhe e pabarabartë. Si mund të hahesh me një njeri të pafytyrë? (“i pafytyrë” në këtë rast duhet marrë edhe në kuptimin literal, d.m.th. i maskuar, edhe në kuptimin metaforik, d.m.th. i paturpshëm).
Është e mundur të biem dakord të gjithë me censurimin e këtyre komenteve? Apo s’është e thënë që të biem dakord që të gjithë? Në fakt, ekzistojnë disa website shqiptare që bëjnë censurimin e komenteve të ndyra, por në rrethana të tilla ekziston mundimi i zgjedhjes mes audiencës së madhe nga njëra anë e standardit etik nga ana tjetër. Audienca e madhe e një website që, sipas shumë gjasash, vjen edhe prej lirisë që kanë lexuesit për t’u shprehur pa kufizime në atë website (audienca nuk shpjegohet veç me këtë, sidoqoftë), shoqërohet me përfitime të natyrës financiare (në formë reklamash), ndërsa respektimi i një standardi etik shoqërohet me kënaqësi e mirënjohje të natyrës jo materiale. Kuptohet, nuk është e lehtë ta zgjedhësh këtë të dytën. Por një gjë duhet bërë, megjithatë. Lexuesit gojëndyrë duhen mbajtur larg prej gazetave online. Në mos, ka për të ardhur një ditë që gazetaria online do të jetë e tëra në funksion të tyre.
(Marrë nga: Gazeta Shqip)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

UEFA del me njoftim se pritet të bëjë një ndryshim shkaku i situatës me Julian Alvarez

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker