Gazetarët në Maqedoninë e Veriut përballen me shumë vështirësi gjatë pandemisë

Përhapja e koronavirusit të ri ka ndryshuar në masë të madhe natyrën e punës së gazetarëve, thonë punonjësit e mediave në Maqedoninë e Veriut.
Në kohën e pandemisë, zyrtarët në Maqedoninë e Veriut, konferencat për media po i bëjnë përmes video-lidhjeve në internet dhe deklaratat për media kryesisht i postojnë në rrjetet sociale.
Gazetarët thonë se gjatë kësaj periudhe është vështirësuar dukshëm kontakti me zyrtarët të ndryshëm, me qëllim që të kërkojnë informacione për tema të ndryshme për të cilat ata raportojnë.
Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve në Maqedoninë e Veriut, Mladen Çadikovski thotë për Radion Evropa e Lirë se masat e ndërmarra nga qeveria për të frenuar përhapjen e koronavirusit, në masë të madhe kanë ndikuar edhe në lirinë e shprehjes, e cila sipas tij, duhet të respektohet edhe gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.
“Vlerësojmë se ekzistojnë më shumë rreziqe sa i përket lirisë së shprehjes. Pikërisht për këtë i kemi bërë apel, si qeverisë ashtu dhe bartësve të funksioneve zyrtare, që të ndryshojnë shprehitë e krijuara gjatë muajit të fundit që të mos vijmë në situatë te kemi notim të pavolitshëm në raportin e ardhshëm të reporterëve pa Kufi dhe raportet tona, pasi që të gjitha ata konferenca për shtyp që filluan të realizohen, në një drejtim krijuan përshtypje se bashkëbiseduesi ndonjëherë nuk dëshiron dhe ndonjëherë nuk ka mundësi, ndërkohë gazetarët pamundësohen të bëjnë në pyetje dhe të zbulojnë atë që është më rëndësi për momentin”, thotë Çadikovski.
Në përputhje me rekomandimet e qeverisë, për të ruajtur distancën fizike, televizionet janë detyruar që të riformatojnë programet e tyre.
Sefer Tahiri nga Fakulteti i Shkencave të Komunikimit në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, thotë për Radion Evropa e Lirë se në këto kushte dhe rrethana të vështira, gazetarët kanë dëshmuar profesionizëm në informimin e qytetarëve, por shton se institucione të caktuara po e shfrytëzojnë këtë situatë për të mos qenë transparent.
“Ka edhe neglizhencë te një pjesë e institucioneve të cilat mendojnë se e keqpërdorin këtë situatë të jashtëzakonshme, në fakt këtë krizë të shëndetësisë, për të shmangun dhënien e përgjigjeve (për gazetarët) në kohën e duhur. Konsideroj se gjendja e jashtëzakonshme nuk duhet të paraqesë argument për institucione të caktuara, që t’i shmangen pyetjeve të gazetarëve, sidomos sa i përket transparencës dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve”, thotë Tahiri.
Mediat në Maqedoninë e Veriut kanë nisur që të përballen me krizë financiare, për shkak se bizneset kanë nisur që të tërheqin reklamat.
Ndërkaq, Marina Tuneva, drejtoreshë në Këshillin për Etikë në Media, thotë se gazetarët po përballem me shumë sfida gjatë raportimit në këtë periudhë. Sipas saj, në njërën anë, ata duhet të mbrojnë shëndetin e tyre, teksa në anën tjetër, duhet të mbajnë të informuar publikun.
Tuneva shton se gazetarët, në kohën e pandemisë së koronavirusit, po përballen me një detyrë shumë të vështirë: ata duhet të tregojnë të vërtetën rreth situatës me sëmundjen COVID-19, por njëkohësisht të mos krijojnë panik në opinion.
“Kuptohet se gazetarët dhe punonjësit në media janë duke punuar në kushte shumë të vështira, me një qasje të kufizuar në ngjarjet dhe zhvillimet për të cilat duhet të raportojnë. Pastaj, duhet theksuar se redaksitë po përballen me vështirësi ekonomike dhe gjithsesi se kjo mund të ndikojë në rrezikimin e vendeve të punës për punonjësit e mediave”, thotë Tuneva.
Gjatë pandemisë së koronavirusit, sfidë mbetet edhe lufta kundër lajmeve të rreme. Këshilli i Etikës në Media bën të ditur se tashmë janë pranuar 27 ankesa për informim joprofesional gjatë gjendjes së jashtëzakonshme. Pjesa më e madhe e tyre, apo 19 raste, kanë të bëjnë me raportime rreth koronavirusit.
Ky këshill thotë se mediat duhet të ofrojnë informacione të bazuara në fakte dhe ato kanë rol në qetësim të situatës dhe jo të shkaktojnë shqetësim te qytetarët.
Ndërkohë, nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë thënë se për shkak të sigurisë së gazetarëve, ata do të mbajnë konferenca online për shtyp./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës